Në prag të festave të fundvitit, “Fish City” sjell në Elbasan një skenë të re, duke e transformuar hapësirën urbane dhe jetën kulturore të qytetit. Restorantet e këtij rrjeti tashmë nuk janë thjesht vende për të ngrënë; ato janë skena arti, ambiente kulture dhe galeri ku ironia dhe sarkazma shërbejnë si pasqyrë sociale për një mentalitet të vjetër allishverishesh e tallavash, që shpesh zëvendëson punën dhe të vërtetën me komoditetin e lehtë të anadollakllëkut.
Në këtë koncept unik, peshkatari dhe sipërmarrësi Gjergj Luca – njeriu që brandin e tij “Rozafa – Made in Albania” e ka çuar nga Spanja në Skandinavi e deri në SHBA – ka kthyer një godinë të braktisur në rrugën “28 Nëntori”, rrugën e Pavarësisë në zemër të Elbasanit, në një kartolinë të mrekullueshme qyteti.
“Allishverish 2”, pas suksesit të parë në Tiranë, do të sjellë po ashtu sushin e parë për qytetin e Elbasanit, duke i dhënë dimension të ri gastronomik dhe kulturor zonës.
Ndryshe nga shumë sipërmarrës që synojnë pronat bregdetare për t’i betonizuar e për të zhdukur hijeshinë natyrore të vendit, Gjergj Luca ka zgjedhur të krijojë jetë pikërisht atje ku më parë kishte vetëm boshësi. Vizionari që i shmanget shkatërrimit, e qëllon të ringjallë zona të vdekura, i kthen ato në hapësira që i shërbejnë komunitetit dhe ekonomisë lokale.
Pasioni i tij për punën buron nga dashuria për të bukurën dhe për vendin. Arti në biznes është pjesë e ADN-së së tij. Bir i artistëve të mëdhenj Mimika Luca dhe ikonës së teatrit e filmit, Ndrek Luca, i rritur mes skenave të Teatrit Kombëtar dhe shesheve të xhirimit, ai natyrshëm u drejtua drejt Akademisë së Arteve për regjizurë dhe aktrim.
Përmbysjet e vitit 1990 e detyruan të linte mënjanë diplomën dhe të niste punët më të vështira: nga shofer taksie, te peshkatar me një barkë të vogël, e më pas te restoranti i parë i peshkut te 9-katëshet në Tiranë – aty ku sot ndodhet “Allishverish”. Më tej erdhën “Fish City” në Elbasan, Maliq dhe projekte të tjera që i dhanë emër në të gjithë vendin.
Asgjë nuk ia fali askush. Çdo gur i vendosur është rezultat i punës, i raportit me të vërtetën dhe i kurajos për t’u përballur me vështirësitë.
Pozitiviteti, vizioni dhe dashuria për të bukurën janë motori që e shtyn Lucas të krijojë, të ndërtojë e të mos ndalet. Gërrnetave të tallavasë ai u përgjigjet me art, kulturë dhe ironi; jo me fjalë, por me vepra që mbeten dhe i shërbejnë komunitetit.
Sikur vendi të kishte më shumë njerëz si Gjergj Luca – dhe më pak mentalitet allishverishesh – Shqipëria padyshim do të ishte më e bukur, më e zhvilluar dhe më e hapur ndaj së ardhmes.
Ilir Demaliaj, turp e jazëk të qoftë. Keto lavderime që ja jep Gjergj Ndrek Lucës, janë nji turp dhe nji tradheti e lartë për ty. Turp i madh, që ti ja jep keto lëvdata nji kataliki që i vjen era peshk 20 metra larg. Pse është nji turp dhe nji tradheti për ty Ilir : Të gjitha lavderimet dhe dekoratat, kanë shkallët ( nivelet) e tyre, dhe keto shperndahen si në ushtri, sipas meritës. Ti Ilir Paci i Tropojës, ke marrë lavderimet dhe dekoratat në sirtarin më të lartë dhe ja ke dhënë Gjergj peshkatarit, lavderime dhe dekorata të ketij niveli, i takojnë dhe i meriton vetëm nji person sot për sot dhe që 60 vjet më parë dhe ky person është Sali Shiqere Viçidoli, dumbaba i kombit, pishtari botrorë i demokracisë, ish-luftëtari heroik kunder komunizmit dhe sigurimit famkeq të Kadri Hazbiut. Turp të kesh Ilir Paci, që ti, me kar-andashin ( lapsin) tënd, kurrë nuk ja ke dhënë as 01% të ketyre lëvdatave, heroit të kombit të Shiftarve, bile bile edhe gjys-patriot i joti ( se gjysma e tij është Shka-Serbie), gjigandit, bajlozit të detit, Sali Shiqeres.. Unë di, që ti, si të gjithë Tropojanët, je xheloz ndaj patriotit tënd, Sali dumbabës tonë, por Salçiçes tonë nuk i han pampersi per "servilzmat tua". Qysh more qysh, si është e mundur, që keto levdata ja ke dhënë Gjergj Lucës, i cili përveçse asht katalik, është tradhetar i dumbabë Sali Vuk Shiqeres, ka qënë spihun i sigurimit të xhaxhit Kadri, ( ketë e ka konfirmuar edhe Dumbabë Saliu) si Gjergji edhe i jati Ndreka dhe e jëma Mamica e bile bile krejt fashati i tyre, dhe keto para i ka fituar me korrupsion të thellë kur ishte minister i industrisë dhe i detit në kohën e Ramiz Alisë. Turp, turp, jazëk të qoftë Ilir Paci. Ilir, mos prek kurrë në syrtarin e siperm, ku gjinden levdatat dhe dekoratat atyre pak ( 2 gjithsejt) të heronjve të kombit, Sali kopil Shiqerja nga Viçidoli dhe Azem Hankari nga lagjia " dega e brendshme" në B.Curri. Turp, turp turp të kesh Ilir Paci, ke tradhetuar tropojen dhe heroin e kombit të Viçidolit, Sali rracê-qirë Shiqeren.
E kam njohur Gjergjin dhe ka ide te jashtezakonshme! Sukseset jane per njerezit punetore! Gjergji deshmon pikerisht vullnet dhe fantazi ne bisnes!
...gjergji i madh model i bizesmenit te paster qe nderton pa shkateruar. Person energjik qe di te punoji dhe di te flasi, nuk i kafshoji asgje kesaj toke si ka borxhe njriu large nga biznesllumi dhe shkerdhatat qe shkalla e njerezimit mban. I nderuar qofsh dhe i paster mbetsh Gjergj Luca
Suksese Luces. Do dale ndonje komentues dhe do shkruaj i beri keshtu e ashtu. Thjesht te arrish ne kete nivel kur te gjithe ikin( kjo tregon qe eshte sh e veshtire) meriton cdo respekt.
Demalia ky "anti-komunist" i pa shkolle me 8 klase me bythelepirjet qe u beri te majteve komunist ne menyre te vecante PS dhe Edit, ne moshen 65 vjecare gjeti pune ne Shqiperi, shpetoj nga larjet e pjatave ne Boston.
Mos ja merni per te keq, halli çfare s'te ben!