Për vite me radhë, kokaina ka qenë një substancë që mbartte në vetvete edhe një lloj mitologjie të vetën. E rezervuar për një shtresë sociale me të ardhura të larta, në moshë, të paprekshëm, emri i saj vetëm pëshpëritej. Një substancë, e cila i përkiste një bote brenda të cilës shumica e njerëzve nuk do të kishin kurrë akses. Por, siç shprehet mjekja toksikolge, Dr. Sonila Bitri, realiteti sot është përmbysur. Kokaina nuk është më një substancë e paarritshme dhe e rezervuar për pak njerëz. Përkundrazi, ajo sa vjen e bëhet më e aksesueshme edhe për moshat e reja, duke riformësuar peizazhin e varësisë në Shqipëri.
Megjithatë, më tepër se sa shtimi i numrit të përdoruesve, ajo që bie më tepër në sy është ulja e moshës së tyre. Adoleshentë, që në çfarëdolloj aspekti nuk janë më shumë se sa fëmijë, po eksperimentojnë gjithmonë e më shpesh me këtë substancë, që dikur asociohej me rrethe ekskluzive dhe mbrëmje festive të shtrenjta. Duket se barriera që paraja krijonte dikur, sot nuk ekziston më.
Dr. Bitri thotë se në praktikën e saj ajo nuk sheh më raste të izoluara, por një model të mirëfilltë që përsëritet dhe që ajo vetë thotë se do ta cilësonte si një “epidemi” të përdorimit të kokainës, ndërsa shton se ajo është kthyer në substancën e preferuar për shumëkënd që kërkon të arratiset nga presioni apo trauma.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Çfarë e shkakton varësinë dhe si mund të dalim prej saj? | Dr. Sonila Tivari | Apostrof #46