Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA mbështet Shqipërinë në mbrojtjen kibernetike

1 Dhjetor 2025, 10:16Sociale TEMA
Ambasada amerikane në Tiranë: SHBA mbështet Shqipërinë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë me dije këtë të hënë se Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, muajin e kaluar i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.

Lëvizja vjen në një kohë kur kërcënimet digjitale po rriten me shpejtësi dhe mbrojtja kibernetike konsiderohet pjesë thelbësore e sigurisë kombëtare dhe asaj rajonale.

“Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.

Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s“, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

5 Komente

  1. e
    emigranti

    Mund te jemi i vetmi vend ne Evrope qe pranon ose kerkon pajisje te sigurise se larte si dhurate, kjo nuk lejohet te ndodhe per arsye te sigurise kombetare, edhe pse na i jep nje aleat. Turp i madh!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shume mbeshtetje e plote!

      Wow cfare mbeshtetje e plote! E pabesueshme!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Duçja

      Na ngrite gjakun ,kujtuam se ka lexuar severin e fshire nga Berisha dhe i marre peng nga ARVIZU gjoja per te rilexuar,kur ne te vertete Serveri nuk ishte i fshire deri ne momentin qe ra ne dore te ustallareve qe e zhduken per te mos u ndigjiar kurr urdherat e asaj nate te zeze te 21 Janarit 2011.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Fortineti eshte bere cope nja tee kater here! Po keta te Akcesk kaq te lodhur jane? Sa shesin sapunim per djathe? Apo nuk i le alshi te blejne pajisje kane perfunduar kerkojne borxh? Ikni ore ne panaire se late nam shifni cben bota! Mos u merrni me Kinder Supriza!

        Përgjigjjuni
        1. 6
          66

          Çfarë leshi do mbrojë Shqipëria me mbrojtjen kibernetike?! Nuk ka të drejtë vetëmbrojtje dhe ushtrie. Nuk ka të drejtë të teknologjisë dhe prodhimit ushtarak. Ka rrafshuar totalisht industrinë dhe laboratorët kërkimore. Bujqësia mesjetë. Blegtoria, pyjet, flota, hekurudha, portet..., të gjitha zero. Kuadro, ushtarakë, inxhinierë, shkencëtarë..., zero. Nafta, si çdo sektor strategjik mall për t'u shqyer. Rafineritë, për skrap. Shërbimet sekrete, një lolo në duart e pdo kujt, përveçse të shtetit shqiptar edhe ky inegsistent. I udhëhequr nga sharlatanë të shitur, delirante dhe totalisht inkopetentë. Asnjë program i shfrytëzimit të pasurive dhe zhvillimit të tyre. Vetëm zhvatje, vjedhje, grabitje. Shqipëria mall pa Zot. Sepse nuk jemi aleatë të askujt, as të vetes, por pocaqi që prostituojmë. Të keqen e Enver Hoxhës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje