Sot varësia është më e përhapur se kurrë më parë, por megjithatë kemi vështirësi për ta kuptuar se çfarë është në të vërtetë. A është varësi sëmundje e trurit? A është ajo një mekanizëm për të përballuar traumat dhe vështirësitë? Mënyrë përshtatjeje me vetminë dhe stresin? Për më tepër, si e përkufizojmë varësinë sot, kur jo përbën një spektër shumë më të gjerë, ku përfshihen konsumimi i substancave si alkooli dhe narkotikët, por edhe mënyra të sjelluri, të cilat marrin në kontroll jetët tona?
Në episodin e radhës të ">Apostrof Podcast, mjekja toksikologe dhe adiktologe, Dr. Sonila Bitri na ndihmon të kuptojmë realitetin e varësisë në Shqipëri. Cilat janë arsyet që pacientët japin në lidhje abuzimin me substanca dhe rrëshqitjen drejt varësisë? A është ulur mosha e personave që përballen me këtë problem? Si ndikojnë strukturat familjare në përpjekjen për të dalë nga varësia?
Ndalemi gjithashtu edhe te mjetet terapeutike si empatia dhe motivational intervieëing dhe si aplikohen ato në Shqipëri? Çfarë pengesash hasen gjatë procesit të trajtimit?
Në fund pyesim se si mund ta ekzaminojë secili prej nesh marrëdhënien e vet me alkoolin dhe substance të tjera në mënyrë sa më praktike? Kur vetëreflektimi nuk është më i mjaftueshëm dhe nevojitet të kërkojmë ndihmë profesionale? Dhe pas një kohe të gjatë pune me njerëz në momentet e tyre më të brishta, çfarë ka mësuar Dr. Bitri në lidhje me forcën njerëzore, aftësinë për t’u rrëzuar, për të luftuar dhe për të rindërtuar jetën sërish nga e para?