Shqipëria ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë

29 Nëntor 2025, 20:45Sociale TEMA
Shqipëria ndër vendet me normën më të ulët të

Sipas të dhënave të fundit nga Guttmacher Institute, Shqipëria renditet si një ndër vendet me normën më të ulët të abortit në botë, me 1.2 raste për 1,000 gra. Ky tregues e vendos Shqipërinë në vendin e dytë global pas Algjerisë, e cila ka një normë prej 0.4 për 1,000 gra.

Ky tregues e vendos po ashtu Shqipërinë përpara shumë vendeve evropiane dhe botërore, duke reflektuar një kombinim të faktorëve socialë, kulturorë dhe politikave të shëndetit riprodhues në vend.

Sipas vetë raportit, në Shqipëri, shkalla e shtatzënive të padëshiruara ra me 86% midis periudha vjetore 1990–1994 dhe 2015–2019. Gjatë së njëjtës periudhë, shkalla e aborteve ra me 88%. Përqindja e shtatzënive të padëshiruara që përfunduan me abort ra nga 68% në 59%.

Në rajon, normat e tjera janë më të larta: Turqia dhe Kroacia raportojnë 2.7 raste për 1,000 gra, ndërsa Lituania ka 4.3 dhe Sllovakia 4.4. Serbia dhe Italia shënojnë përkatësisht 4.8 dhe 4.9, duke treguar se Shqipëria ka një diferencë të dukshme përsa i përket normës së ulët të abortit.

Në Evropë Perëndimore, Gjermania ka 5.4 raste për 1,000 gra, Portugalia 5.6, ndërsa Spanja dhe Holanda arrijnë deri në 7–7.5 për 1,000 gra.

Përtej Evropës, norma mbetet relativisht e ulët edhe në vende si Singapori (5) dhe Japoni (5.1), por shumë më e lartë krahasuar me Shqipërinë.

Për krahasim, disa vende në botë shënojnë norma shumë më të larta. Në Groenlandë, për shembull, normat e abortit arrijnë në 84.7 raste për 1,000 gra, ndërsa në Vietnam shënohet 64.

Në Amerikën Latine, Cuba ka 55 raste, Argjentina dhe Brazili përkatësisht 33 dhe 32, ndërsa Meksika shënon 31. Në Afrikë, shtetet si Nigeria dhe Afrika e Jugut raportojnë norma midis 30 dhe 33, ndërsa në Azinë Jugore, India shënon 48 dhe Pakistan 43.

Edhe në rajone të zhvilluara, norma nuk është aq e ulët sa në Shqipëri: Shtetet e Bashkuara regjistrojnë 14.4, Franca 15.7, Australia 16 dhe Mbretërinë e Bashkuar 20.6 raste për 1,000 gra. Disa vende aziatike si Koreja e Jugut kanë 21 raste, ndërsa Indonezia 25. Në vendet e tjera të Amerikës Latine dhe Afrikës, si Peru dhe Kenya, normat shkojnë nga 42 deri në 43.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se një normë e ulët e abortit mund të lidhet me edukimin seksual, qasjen në metoda të sigurta të kontracepsionit dhe politikat shtetërore që mbështesin parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara. Përveç kësaj, faktorë kulturorë dhe ekonomikë luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e normave të abortit në një vend të caktuar.

5 Komente

  1. A
    Aborti te tē martuarat

    Ka shumē pak marrdhēnie seksuale nē vēndin tonē.Punoja nē kuzhinē pēr ca kohē, dhe Guzhinieri i martuar kishte marrdhēnie intime me 6 gocat qē shērbenin nē restorant.Shumica femrave nē vēndin tonē pērdorin banane pēr kēnaqesi vaginale, ndaj dhe turistēt thonē pēr femrat e Shqipēris "provokuese por diskret".

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Kjo tregon qe femrat te ne sta lejne kollaj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LORA

        Lajm i mire per shendetin riprodhues ne vendin tone.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ariani

          Me ke tall trapin ky gazetar? Po kush e raporton abortin ne shqiperi? ku i mori ky keto te dhena? Ne se aborti eshte i ulet atehere lindjet jane ne rritje.Por e verteta eshte qe populli po laket

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            Kjo tregon qe shqiptaret i bien me dore vetem…

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje