Vaksinimi anti-COVID dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 10 fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.
Dyshimet hidhen nga vetë agjencia amerikane për kontrollin e barnave dhe ushqimeve, FDA, në një raport të brendshëm jo publik, që ka rënë në duart e New York Times. Raporti konstaton se këto raste vdekjesh me shumë gjasa mund të jenë shkaktuar nga probleme të rënda shëndetësore si miokarditi, pasojë e injektimit të vaksinave.
Nuk bëhen të ditura detaje mbi identitetet e fëmijëve apo llojet e vaksinave shkaktare. Departamenti i Shëndetësisë, prej të cilit varet kjo agjenci, nuk ka bërë deri më tani asnjë koment.
Vetë FDA gjatë pandemisë së koronavirusit, nën administratën Biden, aprovoi për injektim te miliona njerëz në SHBA vaksina inovative si Moderna dhe Pfizer.
Shefi i ri i shëndetësisë amerikane, Robert Kennedy, ka ndryshuar politikat federale duke kufizuar qasjen në vaksina vetëm për personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të tjera, ndërsa ka urdhëruar zgjerimin e testeve të detyrueshme klinike për to.
Kenedi njihet si aktivist kundër vaksinimit në përgjithësi dhe synon që imunizimi i popullsisë të mos bëhet me to, por me metoda të tjera.
po mire, sa jete kane shpetuar vaksinat anto-covid, a di ta thote kush?
He? Te doli njeri te ta thote? Gomar me zile!
..Nuk e di ju plehra nga i merni keto lajme (conspiracy theory), e perhapni panik tek njerezit , por mesojeni ju zhgaravina se Covid Vaksine (vaksinimi) shpetoi me shume se 1.7 milion jete njerezish. Edhe fatkeqesisht qe shume persona qe nuk u vaksinuar(edhe per shkak te kesaj teorie, te felliqur nga plehre te tjere ne bote si puna juaj), humben jeten!!
Njerez mos bani panik nuk ka asnje gje gjera qe ndodhin ne mjeksi 9 shpetojne 1 ik Zoti na rujt
Ky eshte nje lajm qe nuk duhet te perhapet sepse nuk eshte i verifikuar nga te dhena shkencore. Sic e jetuam dhe vete Coviti i preku shum pak femijet dhe vaksinat krijuan mbojte masive