Lisia Lame vazhdon traditën e të atit Artan Lame: Ai do donte t'i shihnin të gjithë shqiptarët!

28 Nëntor 2025, 18:23Sociale TEMA
Lisia Lame vazhdon traditën e të atit Artan Lame: Ai do donte t'i

Shqipëria dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot me krenari Ditën e Pavarësisë dhe 113 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Flamuri kuqezi dhe simbolet kombëtare janë kryefjalë e festimeve në çdo shesh e çdo familje shqiptare.

Në këtë ditë të veçantë për kombin, familja Lame ka nxjerr disa flamuj dhe artefakte shumë të rralla nga koleksioni privat i Artan Lames, duke kujtuar njeriun e tyre të shtrenjtë që u nda nga jeta pak muaj më parë, si dhe për t'i njohur shqiptarët e historinë e simboleve kombëtare.

E bija, Lisia ka vendosur të çojë përpara punën e të atit, i njohur veç detyrës si zyrtar i rrallë i shtetit shqiptar, edhe si historian e koleksionist i simboleve kombëtare në të paktën 100 viteve të fundit.

Ajo ka qenë e ftuar këtë të premte në televizionin Vizion Plus, ku bashkë me koleksionistin Elvis Cenka kanë ekspozuar disa flamuj të Shqipërisë gjatë periudhave të ndryshme kohore, si dhe kartolina e artefakte që Artan Lame ishte kujdesur të ruante përgjatë viteve.

Lisia është shprehur se familja dhe miqtë e të atit, po përpiqen të shtyjnë përpara punën e Artan Lames, veçanërisht Muzeun "Garda" për të cilin ai po punonte, sepse siç e bija ka theksuar, ai donte që simbolet e rralla kombëtare t'i shihnin të gjithë shqiptarët.

"Nëse unë nuk do e vazhdoja punën e tij, nuk do kishte një person tjetër që do e ndiente dhe do kishte lidhjen që kam unë me këto objekte", është shprehur Lisia Lame, për punën e të atit dhe koleksionin e veçantë që ai kishte krijuar privatisht.

Për të treguar afeksionin e madh të Artan Lames me koleksionimin e objekteve kombëtare, Lisia tha me humor se ndonjëherë dukej sikur ai donte më shumë flamujt dhe artefaktet shqiptare, sesa dy fëmijët.

"Fakti që ai donte ta ndante këtë me të tjerët, e përcolli edhe tek unë", u shpreh Lisia, duke theksuar se i ati e kishte "zgjedhur" që të vazhdonte rrugën e tij, dhe ajo, e ndihmuar dhe nga miqtë e Artan Lames, po vazhdon pikërisht aty ku ai e la, te puna për Muzeun.

"Ai nuk e kishte menduar ndonjëherë që do e linte punën e tij në mes dhe në këtë moment çfarë po ndodh te Muzeu, është përmbledhja e çfarë babai im kishte lënë pas dhe si ta çojmë përpara sa më afër vizionit që kishte ai", përmbylli Lisia. 

9 Komente

  1. H
    Huri

    Elvis eshte miku më I ngushtë I Artanit

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hipoteka

      Mbaje gjalle edhe traditen te te vjedhurit e korrupsionit, mos harro!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kadastra

        Koleksionist i shquar po por zyrtar i rralle…?! Poshtersite me te medha ne kadaster/hipoteke jane bere ne kohen qe drejtohej nga ai ku asgje nuk kalonte pa hyqmin e tij. Megjithate Rip dhe Zoti paste meshire per te!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sygjerim

          E bija e te ndjerit Artan Lame duhet ta dije se i jati ishte edhe ca si shume i korruptuar! Nese nuk e di, e jema duhet tia thote!

          Përgjigjjuni
          1. f
            fshatari.pafshat

            Te vdekurit nuk flasin, por, flasin pasurite koruptive qe ata u kane lene trashegimtareve idiote congenitale...qe ne vend se ti hane ato ne heshtje - pretendojne zelarte se jane e ardhmja ekonomike, politike, socialkulturore e ketij vendi...Na mbyten pasardhesit e katundarve admirues, te paepur, te skallaverise fizike dhe shpirterore.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Celsi

              Zyrtari me antikapat qe ka pasur shqiperia.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Te gjithe ata qe e kane rjepur kete popull jane shume "Atdhetare" dhe e shprehin kete gje me sa munden!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashi

                  Hajdut dhe i korruptuar , është ai që shpallet i tillë nga prokuroria e gjykata e jo nga komentuesit e Temës .

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ccx

                    Jane me mijera qytetare qe nuk kane shlyer akoma kredite qe kane marre per ti dhene rushfete mijera euro babushit te .kesaj zonjushes.Ishte i pameshirshem me nevojtaret qe kerkonim legalizimin sipas ligjit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje