Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive, ku qendra është Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.
Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.
Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.
Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët.
Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeministër Qeverisë së Përkohshme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.
Lini një Përgjigje