Sot vllehët përballen me sfidat e ekzistencës, që në Shqipëri, kryesisht mbeten në duart e tyre, duke qenë se i kanë të gjitha mundësitë dhe liritë për të vepruar dhe punuar të lirë.
Ligji i ka dhënë një dorë të madhe, por sigurisht nga e shkruajtura në të aplikuar ka një hendek shumë të madh. Kjo nuk lidhet vetëm me komunitetin vlleh, por dhe për vetë shqiptarët, që shpesh aplikimin e ligjit e shohin vetëm të shkruar dhe jo efektiv në jetët e tyre.
Historia e vllehëve mbetet e paqartë, pasi ka shumë versionin në lidhje me origjinën e tyre dhe prejardhjen e këtij komuniteti. Profesori dhe historiani Pëllumb Xhufi është një ndër personat që e ka studiuar gjatë dhe ka hulumtuar thellë për këtë komunitet.
“Ka 2-3 teori nga vijnë vllehët. Në fakt shfaqen në Ballkan që në shek e 11 në malet Pindi që në shekullin e 11-të, nga një autor bizantin. Ka shkruar një libër për çështje luftarake. Thotë që kanë ardhur nga Danubi, Rumania e sotme nga pushtimi i Romës nga Rumania e sotme. Në kohën e trojanit, jemi në vitin 105-110 të erës sonë. Pas pushtimit u vendosën në zonat e Greqisë, Malit të Zi, Shqipërisë, një zonë mjaft e përhapur. Në këto treva që përmenda, pjesa më e madhe e vllehëve janë asimiluar janë shkrirë në popullsinë vendase”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.
“Në vitin 1308 është një udhëtar, anonimi i Gorkës. I bën përshkrim Shqipërisë, Serbisë dhe flet dhe për vllehët. Kanë ardhur pas ardhjes së hungarezëve në Ballkan, aty ku janë vendosur dhe sot”, u shpreh Pëllumb Xhufi.
“Dikush tjetër thotë se kanë ardhur kur u dyndën sllavët në Ballkan në fillim të shekullit të 7-të”, u shpreh historiani.
Vllehët, patën probleme të shumta me popullsitë vendase. Përjashtim bënin shqiptarët, të cilët kishin një marrëdhënie fantastike me ta. Kjo shqetësonte fqinjët tanë jugorë. Ata, shihnin tek vllehët planin për grekëzimin e tyre në trojet jugore të Shqipërisë. Pak a shumë, një projekt i vënë në jetë edhe me shqiptarët në Jug, duke i pajisur me pasaporta greke ndër vite.
“Në vitin 1913 kur diskutoheshin kufijtë, u hodh një ide nga të huajt që të krijohej shteti shqiptaro-vlleh, të merreshin territoret e Pindit dhe Thesalisë dhe të bashkoheshin me Shqipërinë. Duke u nisur nga bashkëjetesa e këtyre dy komuniteteve, që u mbështet dhe nga shteti rumun”, u shpreh Xhufi.
Një ide e tillë nuk u përkrah as nga grekët, të cilët e luftuan shumë dhe nuk e pranuan asnjëherë kthimin në realitet të kësaj mundësie, që solli më pas dhe pasoja katastrofike për vllehët andej e këtej kufirit. Synimi i tyre ishte i qartë: trajtimi i tyre si popullsi greke, e mandej, territoret ku jetonin si territore greke.
“Fenomen nuk di, shqiptarë fshatra grekë-vlleh. Në Serbi-Mal Zi janë djegur. Manastiri p.sh ka qenë një qytet me shqiptarë dhe vllah. Kanë qenë shumë vlleh, por dhe shumë shqiptarë. Ishte qendra e vilajetit. Sot nëse sheh popullsinë e Maqedonisë vllehët janë shumë pak me dokumentat që dalin’, tha historiani.
“Edhe në Greqi dhe në Mal të Zi, nuk i njohin. Sidomos Greqia nuk i njeh fare. Masakrat e Greqisë ndaj vllehëve i di gjithë bota. Masakra, vëllenjtë janë vrarë nga grekërit. Janë torturuar, donin ti zhduknin fare”, u shpreh mësuesi Nasho Shytani.
"Situata e vllehëve të Shqipërisë, ashtu si komuniteti ortodoks shqiptar, për fat të keq është drejt zhdukjes dhe asimilimit. Komuniteti vlleh në Maqedoni jeton në disa rajone, në ato rajone që po harrohen dhe nuk po flitet shumë për komunitetin vlleh që jeton aty. Në Krushevë, Prespë, Manastir, Ohër, Strugë”, u shpreh studiues i historisë Naim Iljazi.
“Asimilimi i komunitetit vlleh ka ardhur që nga reformat agrare të Serbisë kundrejt popujve që kanë qenë shumicë në disa rajone”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.
Naimi, studiues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka punuar gjatë dhe me asimilimin e shqiptarëve ortodoks tregon me detaje mënyrën se si vllehet janë detyruar të humbasin identitetin e tyre.
“Në fillim asimilimi ka qenë i dhunshëm ndaj komuniteteve, shqiptare dhe vllehe, duke përdorur mjete dhe mekanizma të ndryshme. Më pas duke i joshur dhe blerë nëpërmjet pozicioneve të ndryshme. Më pas kanë filluar të asimilohen gradualisht në Maqedoni”, u shpreh Naim Iljazi.
Sot vllehët i gjejmë të shtrirë në disa zona, kryesisht në Shqipëri e Greqi, por dhe vende të tjera të Ballkanit.
“Në malet e Pindit është dhe kryeqendra e vllehëve të Greqisë së sotme. Mecolla, është vend tipik arumun nga ku janë përhapur në vendet e tjera. Ka në zonën e Gramozit në faqen greke dhe shqiptare, Nikolica është fshat vlleh. Në Maqedoni. Te ne Voskopoja, ngulim që ka lindur dhe nisur shqiptaro-vllah”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.
Nëse para viteve 90, gjatë periudhës së komunizmit, vllehët ishin të shtypur, por e ruanin gjuhën dhe traditat e tyre, pasi qëndronin në vende të veçuara dhe jetonin së bashku, pas viteve 90 nisi një luftë e ashpër. Greqia me politika qartësisht joshëse dhe me dëshirën e shtimit të numrit tentoi të afronte vllehët, po ashtu dhe Rumania. Në territorin shqiptar, është ndjekur i njëjti skenar me shqiptarët në zonat e Himarës dhe Jugut. Ata, janë joshur duke u pajisur me dokumente greke. Më pas, janë përdorur statistikat për politikë.
“Këto dy ndërgjegje kombëtare, një greke dhe një rumune, ndikuan negativisht në një përçarje të madhe të vllehëve”, u shpreh avokati, Edmond Petraj.
Inside Story tregon me dëshmi se si vllehët u joshën nga Greqia për interesa të ngushta dhe pse qytete si Korça, apo Gjirokastra, cilësohen thuajse si të humbura sa u përket komunitetit vlleh. Ndikimi grek ka qenë shumë i fortë. Megjithatë, ka qendrëstar deri në vetëmohim.
“Futja e këtyre shteteve, Rumania e Greqia kërkojnë të na marrin me vete. Ata e kanë si stimuj që të marrin sa më shumë, por ne në të vërtetë nuk jemi rumunë, jemi arumunë. Nuk jemi as grekë, jemi shqiptarë. Ne këtu kemi lindur, këtu punojmë, këtu jetojmë, këtu varrosemi, martohemi, fejohemi. Të tëra këtu i kemi”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.
“Jemi shqiptarë, por…”, si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë
Pasojat direkte të këtyre tërheqjeve sa nga njëri krah në tjetrin është zvogëlimi artificial i numrit të komunitet vlleh. Kjo strategji automatikisht synon uljen e numrit të shqiptarëve në trojet e tyre në Jug. Në fakt, kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh.
“Janë ndikimet e këtyre shteteve që i kanë bërë të futen në ndikimin e fuqisë së identifikimit me pasaportë”, u shpreh Kryetarja e Shoqatës së Vllehëve për Korçën Mirela Veriga.
Jashtë kamerave dhe vetë anëtarët e komunitet vlleh, me dhimbje tregojnë se në qytete si Korça, apo Gjirokastra, tashmë vllehët shqiptarë janë në një proces të madh asimilimi, pasi kanë marrë në një masë të gjerë pasaporta greke. Kjo do të thotë se në deklarimet e tyre për shtetësi, deklarohen sipas pasaportës që kanë, përndryshe mund të kenë pasoja direkte në humbjen e benefiteve ekonomike.
Inside Story udhëtoi drejt qarkut të Korçës ku është dhe kryeqendra e madhe e vllehëve. Historia e zhvillimit të Voskopojës është padyshim një krenari, jo vetëm për komunitetin, por dhe vetë shqiptarët. Patjetër, një histori që mbart edhe dhimbje.
“Interesant për Voskopojën ka të dhëna dhe nga arkivi i Vendikut, por është kondiku i manastirit të Shën Prodromit, që ka gjithë historinë e Voskopojës nga 1600 e kanë shkruajtur murgjit, deri në vitin 1800, pas shkatërrimit të Voskopojës. Asnjëherë nuk bëhet ndarje të karakterit etnik, shqiptar apo vllah, të gjithë janë voskopojarë”, u shpreh historian Pëllumb Xhufi.
“Vllehët e Shqipërisë janë pika kyçe, sepse të gjithë vllehët e botës i kanë sytë nga Voskopoja. Nëse Voskopoja nuk do të digjej, do të ishte historia e Ballkanit krejt ndryshe sot”, u shpreh avokati Edmond Petraj.
Sigurisht, ka shumë hamendësime për mënyrën se si do të ishte historia e Shqipërisë nëse nuk do të digjej Voskopoja, por sot realiteti është tjetër. Korça, një prej qarqeve më identifikuese të vllehëve, po lufton fort me shpresën se komuniteti do të mbijetojë dhe interesat greke do të mbeten larg.
“Në ambientet ku ndodhemi, është kisha rumune. Është kishë që identifikon komunitetin tonë. Komuniteti arumun në Korçë është shumë i madh dhe është i përqendruar në qytet dhe disa fshatra përreth. Është Voskopoja kryeqendra dhe disa fshatra përreth. Kisha është ambienti që na mbledh çdo të diel. Predikimet bëhen në gjuhën shqipe dhe në rumanisht”, u shpreh Mirela Veriga, Kryetare e Shoqatës së Vllehëve për Korçën.
“Komunitetin arumun të Korçës duhet të njihen mirë me historinë. Të rinjtë nuk e njohin më dhe nuk e flasin dialektin, është minus që mund ti bëjë të asimilohen, ose të pranojnë identitete të tjera që nuk i kanë. Ndoshta në prag të anëtarësimit në BE ata konsiderojnë se këto dallime nuk kanë rëndësi”, u shpreh Sekretarja e Konsullates së nderit të Rumanisë, Daniela Stoica.
“Identiteti është diçka që e mbart me vete gjatë gjithë jetës”, u shpreh Daniela Stoica.
Ndikimet e Greqisë pranohen dhe fliten afër, sidomos në Korçë, ku në verën e këtij viti është inauguruar dhe konsullata e re greke në pedonale.
“Korça duke qenë në kufi të Greqisë ka pasur dhe ndikimet e shtetit grek. Ndoshta dhe situata ekonomike pas viteve 90, duke ditur se shqiptarët kanë qenë të varfër. Ne jemi arumunët në Shqipëri, ashtu siç janë arumunët në Greqi. Unë them se jemi arumun, e para jam shqiptare e lindur dhe rritur në Shqipëri. Kushtet ekonomike detyruan shqiptarët të largohen dhe të gjejnë vende pune në shtete të tjera dhe Greqia ka qenë një nga ato vende”, u shpreh Mirela Veriga.
“Sidomos pas viteteve 90, ekzistonin më shumë mundësi për arumunet. Të rinjtë u drejtuan në Rumani me bursat. Disa kanë qëndruar atje, disa janë kthyer dhe kontribuojnë me profesionet e tyre këtu në Shqipëri. Një pjesë i janë drejtuar Greqisë për punë. Rumania ka investuar në burimet njerëzore për të forcuar komunitetin dhe Shqipërinë si vend”, u shpreh Daniela Stoica, Sekretare e Konsullates së nderit të Rumanisë.
Situata nuk është më e mire as në Gjirokastër, ku ndodhet një komunitet të konsiderueshëm të popullsisë vllehe. Inside Story udhëtoi drejt njësisë administrative “Odrie”, ku është dhe përqendrimi më i madh i minoritetit.
“Këtu jemi në njësinë administrative Odrie, njësi nën juridiksionin e Bashkisë Gjirokastër. Në këtë njësi janë 5 fshatra dhe në 4 prej tyre, jetojnë anëtarë të komunitetit vllah. Në Andon Poçi, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël dhe Hundëkuq.
Në pesë fshatrat e njësisë administrative Odrie, bashkëjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteti vlleh ka qenë e admirueshme. Banorët kanë qenë krah njëri-tjetrit në gëzime dhe në halle”, u shpreh administratorja Mimoza Shëngjergji.
Propaganda greke dhe realiteti, vllehët e Jugut të Shqipërisë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh!
Propaganda greke në raport me shqiptarët ka qenë shumë e ashpër, madje dhe në librat e historisë nxënësit mësojnë se trojet e tyre shtrihen deri në qytetet shqiptare. Këtu, përfshijnë edhe fshatrat e banuara nga vllehët që i identifikojnë me kombësi greke. Pa harruar faktin që shteti greke, sot e kësaj dite nuk njeh minoritete. Nuk njeh vllehët e Greqisë, por njeh vetëm grekë.
"‘Shteti grek nuk njeh minoritete, e thotë, është e grekëve, do të rrish në Greqi, je grek. Pavarësisht presionit të madh nga Ndërkombëtaret, GReqia nuk ka nënshkruar konventën kuadër të minoriteteve. Nuk e ka nënshkruar, e ka nënshkruar qeveria, por nuk e ka kaluar në parlament, si puna e ligjit tonë të luftës që është aktiv.
Një politikë, e cila synon dhe e bombardon atë që lind në Greqi me propagandë, jo me shkencë historike, nuk bëhet histori deri në gjimnaz ke vetëm propoagandë nacionaliste. Korça është Greqi, Gjirokastra dhe Himara është Greqi. Dikush shkon në Shkumbin. Disa shkojnë deri në Lezhë, vazhdojnë. Ka dhe historianë seriozë grekë që nuk e mohonin se suliotët janë shqiptarë, që Çamëria është e banuar nga shqiptarët, që heronjtë e luftës çlirimtare janë shqiptarë dhe arvanitas", u shpreh historiani, Pellumb Xhufi.
Vetë antarët e komunitetit kur pyeten në lidhje me Shqipërinë kanë një emocion të madh kur flasin. Ata e konsiderojnë veten shqiptaro-vlleh dhe e kanë atdhe vendin tonë.
"Më shumë se mua nuk e do njeri këtë vend. Sa e do një vlleh Shqipërinë, apo vendin ku jeton, ku ka lindur, jetuar, ka barrën e katandinë. Është pjesa kyçe e një personi.
Vllehët Shqipërinë e kanë atdhe që e duan jashtëmase. Mos e prek se kemi kontribute të jashtëzakomshme", u shpreh Edmond Petraj, avokat.
"E thënë me fjalë të plota. Ne ndihemi krenar se jemi shqiptarë. Është e tepërt për të thënë kush jemi ne dhe ata, sepse ne jemi një. Ne jemi pjesë dhe quhemi shqiptarë me origjinë vllehe", u shpreh Elvis Toci, Konsull nderi i Rumanisë.
"Çdo vllah, medaljonin e tij të vllahut ta mbajë në mendje, zemër dhe ta ketë të varur në gjoksin e tij", u shpreh Nasho Shyti, studiues i historisë.
Lufta e madhe, e një pjesë të vllehëve, është që të punojnë për të mbajtur vlerat e komunitetit vlleh të papërzier nga ndikimet e tjera. Këtë, e pranojnë hapur pjesëtarët e këtij komuniteti.
Sa i përket tendencës së Greqsië për të përvetësuar këtë komunitet, pjesa më e madhe e tyre nuk e pranon. Ata nuk gjejnë asnjë lidhje me grekët. Janë etni më vete që identifikohen qartë.
"Ka pasur vlleh në disa qendra, për të marrë shpërblimin nga Greqia thonë se jemi grek. Kur i pyet se çfarë gjuhe ka folur gjyshi e babai, nuk është greqisht, është gjuha romane. Tjetër gjë. Ka që e mohojnë për arsye ekonomike. Nuk besoj se ka vlleh që kur e thotë këtë gjë ta thotë me bindje. Ta thotë ose me nënqeshje, sikur të thotë skam ça bëj, ta them nga halli kur takon me të tjerë që bisedon, kanë marrë pasaportë grreke, kur i thua dhe i kujton këngë vllahe fillojnë e qajnë’", u shpreh Pëllumb Xhufi, historian.
"Kam dalë me një përfundim se nëse ke grek në fshat asimilion fshatin. Nëse ke grekun, çoje dhe në fshat serb, do të flasë pas 6 muajsh greqisht fshati. Ndikimin dhe asimilimin Greqia e ka shumë të fortë", u shpreh Edmond Petraj, avokat. / Inside Story
Sipas studimeve genetike shumica e vlleheve te ballkanit jane ilire te romanizuar
Buf turk,mer pis,mer lyrash,mer njeri i ulet,mer i pacipe per djegien e Voskopolit (kristiane orthodhoxe) vllah qe u dogj di here,turqit dhe muslimon brothers m'Albaniston pse nuk ke shkruajt asnje fjale!? Ptuuuuu vrromotourkalvane i pa cipe.....
Se paske lexuar shkrimin e prof. Pellumb Xhufit , ne te kundert nuk do te beje ate koment kur thot : Po te mos ish djeguer VOSKOPOJA , Historia e Shqiperise dhe e krejt Ballkanit , do te ishte ndryshe ???? Here tjeter kur te komentosh lexo dhe nuk eshte nevoje te shash pa fakte ? Dukesh qe je nje injorant dhe me mellef? Shko vizitohu te maresh ilace se nuk e ke te gjat nga ataku ne ZEMER ?FL
shkrim i keqbere. Vllehet nje komb i asimiluar pasi nuk krijuan dot shtetin e tyre.Origjina e tyre eshte latine them une dhe nuk kane asnje lidhje me popullsine e Rumanise. Voskopoja ka qene qendra me e zhvilluar e Vlleheve. Kaq di!
Per te ruajtur dhe lidhur komunitetin vlleh, shteti shqiptar ndertoi per ta fshatin Andon Poçi nga e para. Nuk besoj se ndonje shtet tjeter ka treguar nje kujdes te tille. Vllehet ne Shqiperi jane ne vendin e tyre. Po te duan te asimilohen e te zhduken si komunitet le te deklarohen greke, rumune maqedonas...
Ca kujdesi o maskara. Vetem ne shqiperi vlleheve ju hoq ne 1954, e drejta e gjuhes dhe perkatesise kulturore me ligj. Mos te flasim ketu per masakrat dhe djegjen e voskopojes apo revolta e epirit nga turkoshqiptaret.
Nuk i perkas ketij komuniteti, por jam rrit mes tyre. Kur flasim per vllehet, duhet mbledhur bytha fort, se jane pikerisht vllehet motorri levizes I Rilindjes sone kombetare me Veqilharxh, Kristoforidh, Dhaskal Todrj e dhjetra te tjere. Po keshtu, ne cdo kohe kane pat perfaqesuesit e tyre te shquar qysh nga shpallja e pavarsise e deri me sot. Respekt per ket komunitet te shkelqyer
Kjo qe thua nuk e mohon faktin qe Xhufi ka te drejte. Ka ndodhur edhe ne krahinen shqiptare te Camerise asimilimi, edhe me meroda te dhunshme i vlleheve. Ka studiues grek qe paraqesin faktet historike per kete.
Vetem Xhufi nuk besohet.Ngateron nacionalizmin me patriotizmin.Dhe kjo nuk eshte histori.Perse nuk ndalen tej djrgja e Voskopojes kur dihet se pa kete djegje historia do te ishte ndryshe?Kush e dogji? Perse e dogji?Kujt i interesonte?Ai qe e dogji e meriton te quhet patriot me monument te ngritur?
O Luto , Po kaq te veshtire e ke ta kuptosh se kujt i interesonte djegia e Voskopojes ? Ste vete mendja fare ? Po Grekut , Serbit ? Korca Gjirokastra Himara Cameria nuk po permend te tjera , a jane molle sheri qe greku apo serbi ngre pretendime per TERITORE nepermjet atyre qe ishin apo jane me origjine VLLEH ....... apo serbi Tito qe e donte Shqiperine Republike e 7 -te te Jugosllavise se Kosoven e kishte “te veten “ ? Kujt do ti ngresh monument “ Grekut apo Serbit” ????
turkoskiptaret e dogjen voskopojen. Voskopoja nuk ka qene 100% vllehe sa per dijeni.
HISTERI KOLEKTIVE DUKE SHPIKUR ME TERMA KAFENEJE GJOJA FAKTE HISTORIKE PER PREJARDHJEN E VLLEHEVE ...ME TE VETEM SYNIM QE GREKU I ZGJEBOSUR PO VJEDH VLLEHET E I BEN GREKE...DHE PER TA BERE ME TE BESUSHEM SKENARIN ZGJODHEN NJE PLAK TE GJYMTUAR NGA BURGU I GJATE I XHAXHIT DHE NJE AVOKAT I SHKOLLUAR QE PO PERPIQET PREJ SHUME VITESH TE KRIJOJ NJE PARTI KU TE MBLEDHI TE GJITHE VLLEHET...HISTORINE IA BESUAN XHUFIT QE I SINQERTE E THA TROC QE UNE KESHTU KAM DEGJUAR PER HISTORINE E VLLEHEVE.....HISTORIA E VLLEHEVE ESHTE ME QARTE SEC DUKET PASI ASNJE NUK ESHTE I INTERESUAR SERIOZISHT TE HULUMTOJE ...NE JEMI ILIRE TE ROMANIZUAR ...DHE RUMUNET NA QUAJNE ARUMUNE (JORUMUNE.) ...TURQIT NA QUANIN VALAHI.. MAQEDONSIT VLLASHKA...SERBET CINCARKA ETJ....KEMI JETUAR NE TE DYA ANET E RRUGES EGNATIA...KU JEMI EDHE SOT...U PERPOQEM TE KRIJONIM NJE SHTET TE PERBASHKET ME SHQIPTARET DUKE E QUAJTUR SHTETI SHQIPTARO VLLAH MESA DUKET MEQENESE ISHIM ME TE NJEJTEN PREJARDHJE ADN-JE ...DHE NGJASHMERI TEMPERAMENTI ...POR NUK MUNDEM DHE LUFTUAM E DHAME KONTRIBUT TE MADH NE KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR TE CILIN E QUAJME DHE E DUAM SHTETIN TONE...PER SA ME SIPER UNE KAM DOKUMENTE AUTENTIKE TE ARKIVAVE TE EVROPES ...POR NUK ESHTE RASTI E PO I BIE SHUME SHKURT...TANI TE KTHEM TE THELBI CNE GREQIA KETU....NE SHQIPERI EGZISTOJNE VLLEHET VENDAS TE SIPERPERMENDUR DHE TE ARDHUR NGA GREQIA E PIKERISHT NGA KRYEQENDRA E VLLEHEVE TE GREQISE QE ISHTE MEXHIDEJA SOT QEFALLOVRISI DHE U VENDOSEN QE NGA KORCA E DERI NE SARANDE...UNE JAM NJERI PREJ KETYRE TE ARDHURVE DHE DUKE PATUR VENDLINDJEN E PRINDERVE GREQI SIGURISHT APLIKUAM DHE U PAJISEM ME PASAPORTA GREKE...NE ASNJE RRETHANE APO KUSHT AS GREKET POR EDHE NE E QUAJME VETEN VLLEHE...JO GREKE....TANI GJITHE KJO TOLLOVI PER TEORI KONPIRACIONI TE GREKEVE ..KU NE ASNJE FSHAT VLLEHESH DHE GREKESH NUK KA ASNJE BANOR POR PLEQ QE PRESIN VDEKJEN ..DHE 1MILION SHQIPTAR QE JETOJNE ME KRENARI NE GREQI .KUSH ESHTE SKENARI GREK ...ZOTI URREJTJE...
Kush janë grek? KUSH? Këta që hiqen grek anojnë nga dajot që dikush mori gruan nga korfuzi dhe u shtuan nipërit.Si zona e gollobërdës që merrnin nuse ku punonin si ndërtuesa në krahina sllavfolëse.Historiani Pëllumb Xhufi dhe vetë pretendentët grek të mbushur me kundër shqiptarizëm të këtyre fshatrave duhet të sqarojnë përse mbajnë mbiemra sllav si:Zhupa,Vreto,Bifsha-ja,Milo,Malo,Skura,Bollano,Goro,Vlladi etj.A janëSllav të ardhur me det nga zonat e malit të zi dhe kroacisë.Apo bullgarë?Apo vllenj?Apo shqiptarë?Të ishin konvertuar në mysliman si labët gjithshka do të ishte e qetë.
Shteti shqiptar eshte ne gjume. Greqia po rrit artificialisht numrin e minoritetit. Nderkohe BE nuk reagon kur Greqia jep pasaporta pa asnje kriter lart e poshte.
Nga halli dhe varferia me mijra shqipetare me perkatesi fisnore te fese myslimane iken ne greqi, ndryshuan emrat e mbiemrat dhe tashme jane shtetas greke. Dhe jua them me bindje te plote se jane me shume ne numer se shqipetaret ortodoks qe kane marre edhe shtetesime greke. Pra, nuk ka lidhje as me te qenurin vlleh apo ortodoks. Ka lidhje me varferine e tejskajshme qe trasheguam
Shkrim interesant nga NO Passion. Thotë të vërtetën! Por vllehët me pasaportë greke quhen sot e mot elinovllahë kurse në Shqipëri vllehët quhen thjesht shqiptarë. Greqia i respekton fort vllehët për shkak të historisë kurse në Shqipëri antiortodoksi me një sy ,hajduti dhe banditi S.Butka dogji Voskopojën,kryeqendrën e vllehëve vetëm sepse ishin ortodoksë. Biblioteka e Voskopojës ishte ndoshta më e pasura në Ballkan,aty besoj kishte dokumenta për gjithë popujt e Ballkanit,dhe drejt e thotë Xhufi se tjetër histori do njihnim sot... Shqipëria gjatë historisë i ka përdorur vllehtë por nuk i ka vlerësuar kurrë ndonëse ata e krijuan shtetin e Shqipërisë. Duhet larë goja mirë kur flasim për vllehtë.
FALEMINDERIT PER FJALET E MIRA...POR NE VLLEHET E SHOHIM ME KEQARDHJE TE MADHE DEREXHEN KU E KANE CUAR SHQIPERINE INJORANCA E KUSARIA ...NE VENDIN KU KISHTE UNIVERSITETIN E PARE NE BALLKAN TEK KRYEMINISTRA DHE KANDIDAT PER KRYEMINISTER QE NUK DINE TABELEN E SHUMEZIMIT...NE VENDIN ME FUKARA TE EVROPES HAJDUTERI E PASHEMBULLT QE NUK TREMBEN AS NGA ZOTI QE I SHIKON SE SI E SHTYN MUAJIN FUKARAI....NGA BESA E FISNIKERIA TEK...THIKA .... PSE ME SHEH...NGA VENDI ME FAMILJE ME KONSERVATORE I EVROPES TE DEGJENERIMI I FAMILJES ..SI GJASME STIL PERENDIMOR...
O Maksi ,o historian i vetshpallur.Ku i gjete këto të dhëna se kush e dogji dhe plaçkiti Voskopojën ?Tani edhe nga celulari mund të pyesësh teknologjinë dhe ta tregon historinë se kush dhe kur e dogjën Voskopojën.Unë pyetja Chat GPT dhe ma tregoj.Bëje dhe ti dhe po ke burrërinë shkruaja në koment që ta mësojnë dhe të tjerët.
Per kombin Vlleh ka shume studime nga autore shume cilesor e te besushem ne fushen e historise. Nuk po u jap detaje te lodhshme historie. Nuk di qe ndonje studjues shqiptar Shqiperie te kete bere ndonje studim per Vllehet e te jete botuar. Di qe me kete problem eshte mare historiani i respektuar shqiptar i Kosoves Zef Mirdita qe ka nje studim per Vllehet e ish Jugosllavise e te ballkanit ne pergjithesi. Eshte dhe nje studius shqiptar nga Shqiptaret e Maqedonise qe ka shkruar per Vllehet studim i vleresueshem. Por ne Shqiperi vllehet si ne te gjithe Ballkanin jane drejt asimilimit. Vllehet kane nje kontribut te shquar ne rilindjen shqiptare.
Astrit, ti nuk do ta njohesh popullin Shqipetar : Ne pas luftes ne vitin 1944 u beme nje e te pa ndare nga te gjitha emrat Rome , Vlleh , ortodoks , mysliman si dhe bektashjan pa dallim feje e krahine sipas thirjes te Rilindasve tane te mencur e Patriot kjo ishte e vetmja menyre per tu bashkuar dhe te nxirnim vendin nga mizerja ku na kishte lene “Baba Qemua” dhe u arit ???? Pas 90-tes me ardhjen e Satrapit sali krimineli me banden e vet filloj PERCARJA e deri me sot ? Po ta le ty ti vesh emer , por mos u trego i njeanshem dhe dil ne perfundim te asaj qe ke komentuar ??? A ka pas Historian shqipetar ??? Une them se po sidomos para 90-tes deri nga viti 1985 ...!!!!!
Çfarë nuk po na lexojnë sytë Ô nēnë Shqipëri! Që prej vdekjes së Gjergjit, mori fund dheu ynë, dhe varrin ia zhdukën. Udhetuan shqiptarët anembanë botës, i folën gjithë gjuhët e tokës e sërish ktheheshin në dheun e tyre! Normalisht që këta do jenë arumunë , janë shqiptarë që migruan në Rumani ,apo Bullgari, Itali që prej 5 shekujsh! Nëse janë vllehe do kenë një shtet të tyrin, nga vijnë???? Rumani. Përse Rumania i quan arumunë? Sepse të tillë janë, shqiptarë që migruan. Po si nuk u lodhët, duke rënë pré e planeve të liga ,kundër vetvetes ?! E sa për ato krimet ndaj arumunëve, harruat vetë popullin shqiptar që u dogj në kishat e veta , nga grekë 1914 e deri te nazistët 1944. Por si gjithmonë harroni, që kishat e jetën shpirterore të popullit shqiptar do e gjeni ngado deri ndër guva. Dhe atë Çfarë nuk e fshihni dot është si Çamëria dhe vetë Shqipëria e Jugut që prej mëse 5 shekuj u bë pré luftërash të pamëshirshme me turq grekë italianë gjermanë. Prandaj ngreni lart flamurin me shkabë dykrenare amanet i Gjergjit tonē. Dhe mjaft me gënjeshtra e trillime.
T'i marrin për doré e hipokrizinë pa shalë. Shpellës del e hyn! I gabzeresh? Koeni jo me t'harramtë - n'u zgavresh - ç'i fusni t'sumesh; n'i gabzeret. Ka fyt. N'hell. T'hyet nga dalin? Sa t'a mendonin t'sumesh sorrollop - e - soi, merreni me mend! Futur n'keni korb përfyt dhe kapërdini si legatet oktave e, kurbur kusheshit: S'hyn nga doli. Askush! Gjenetikisht ç'i dhe ç's'i ke ti dërmari, rëmenjtë, linden rëmëñ.Si ti, i dërmuari, dhe nuk mund të, as konvertohesh, në rëmën. Si s't'adopton degëdinë. Shtetas si, ti, je, në koncept, pra në përkatësi, e si apo cilësisht ç'të bënë dhe me vullnet ç'je bërë, i natyrës, si ata, edhe të formohesh, nuk arrin! Gjarpërova ne më, si ti fshillesh për acar à të veshën. Të them: S'bëhesh. Nuk është se, e po aq qelizor, si ne është, ndryshon, n'rac!
Historia e vllehëve bëhet vetë nga vllehët e jo nga pëllumbi apo laraska. Këta të tregojnë prapaskenat e tyre që kanë bërë kundër Voskopojës.
Vllenjtë janë romak të vjetër që nga koha e Perandorisë romake të ngelur në Ballkan sipas një studiusi gjerman.
Eskili tek Lutëset shkruan për vendin e pellazgëve se kishin për kufij Strimonin dhe Argosin që përfshin koloninë pellazge të Pindit e dëbuar nga Histiokotida prej Kadmenëve rreth vitit 1302, një mbretëri të drejtuar nga Karani vetëm në vitin 796 para Krishtit nën emrin Maqedonas. Justiniani na siguron se ishin pellazgë edhe Strabon gjithashtu se këta pellazgë kishin të njëjtën veshje flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat zakone me Epirotët. Që Arkelau në vitet 413 para Krishtit vendosi marrdhënie politike midis Maqedonisë dhe Greqisë, dhe për më tepër një i ri Maqedonas shkonte në shkollat e Athinës për të përmbushur studimet e kryera në Maqedoni me mësues privat, Aristoteli, një prej tyre që pas vdekjes së Aleksandrit u detyrua të kërkonte strehë në Eube, ku vdiq në vitin 322 para Krishtit. Por historia s'ka ruajtur në kujtesë se nën mbretërimin e Amintas Maqedonia u pushtua nga Persia që se oborri i Alkelaut ishte strehë për grekët e përndjekur në vendin e tyre si Euripidi dhe që se më pas Lakedemonët me Brasidën, Tebanët me Pelopidën me ndërhyrjet e tyre shtuan trazirat e q'teatër i të cilëve ishte Maqedonia deri me ardhjen e Filipit që u përplas me plakuriqin Bardhyl. Në kapitullin e katërmbëdhjetë të Filipikës së katërt të tij Demosteni (i cilësonte ata si barbarë, të huaj ) j'a u përplas në fytyrë këto fjalë Athinasve: - "Sa herë që jepet rasti për të vepruar keni qenë të shitur, dhe në vend të bëni që pesha e zëmërimit tuaj të bjerë mbi ata që j'u tradhëtuan, ju nuk mendoni tjetër, veçse të shijoni kënaqësinë që sjell rehatia dhe plogështia". Aleksandri kishte vdekur, dhe Antipatri në fillim e Polisperkoni më pas, qeverisën Maqedoninë në emër të Arrhideut - vëllait të tij dhe në emër të Argosit - birit të tij të lindur pas vdekjes. Por më pas, Kasandri kaloi në fron dhe vrau të mirënjohurën Olimpia. Dhe që prej kësaj kohe, Maqedonia kaloi me rradhë, nën zgjedhën e një mbreti të Epirit - Pirro, të një mbreti të Trakës - Lisimak, të një princi të dinastisë së Lagëve - Ptoleme Keranit, dhe shumë komandantëve ushtarakë: Meleagri, Antipatri, Sosteni, deri sa Antigon Gonati shtiu në dorë kurorën ( v. 278 ) të cilën familja e tij e ruajti deri në pushtimin romak ( v. 169 ). Në kohën e Gonatit nga viti 281 deri në vitin 278, të ndarë në trupa të shumtë, Keltët danudianë pushtuan Maqedoninë, Greqinë, dhe Trakën. Në Greqi ata plaçkitën tempullin e Delfit, në Maqedoni vartet e mbretërve, ndërsa në Trakë ata rrethuan Bizancin. Të thirrur më pas prej Trakës në Azi nga Nikomedi, mbreti i Bitinisë, ata morrën në Frigji, si shpërblim për shërbimet që i bënë Nikomedit, provincën e Galatisë, krahinë prej së cilës, herët a vonë, do të shohim të ngrihet perandoria Otomane.........Where are aromanian people from? … 500 000 Aromanians are currently citizens of various states throughout the Balkans: Albania, Bulgaria, Greece and "the former Yugoslav Republic of Macedonia" … which began in the third century B.C. According to some historians the Aromanians are the descendants of Latinised Illyrian peoples and Roman legionaries …The Aromanian civilization is broadly shared with Illyrians, Thracians, and others, who sometimes proclaimed Aromanian spiritual creations, folklore, and …....of the main characteristics of Aromanian music is the importance of polyphonic music (music with two or more performers), as Aromanian musicians tend to perform in groups. The performance of polyphonic music follows a series of common rules among the Aromanians.NIN in the capital of the Aromanians: Moskopolje, a village that was once larger than Athens and Belgrade. They are referred to as Aromanians, Cincari, or Vlasi, but they call themselves Armani.Tulliu's novel Mirmintsã fãrã crutsi ("Graves Without Crosses") was the first Aromanian-language novel. Aromanians still speak the language throughout the Balkan Peninsula, especially in ConsTANța, Romania, MEtsovo, Greece, Bitola, and Skopje in North Macedonia, …In Albania - They are mostly concentrated in parts of southern and western Albania. 8,266 people declared themselves to be Aromanians in the 2011 census. ●▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩ARMÃNEASCÃ۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬● Pãrinteasca Dimãndare esti imnul Armãnjlor, fapte di Constantin Belemace tu anu 1888 tu Bucureshci......................... ~Dimãndarea Pãrinteascã ~Pãrinteasca dimãndari ~Nã sprigiurã cu foc mari ~Frats di mumã shi di un tatã ~Noi, Armãnji di eta toatã. ~Di sum plocili di murmintsã ~Grescu a noshci bunj pãrintsã: „Blãstem mã https://lyricstranslate.com/it/dimandarea-parinteasca-will-our-forefathers.html