I mbuluar me të nxira e djegie dhe i kyçur në tualet, njerka dhunon brutalisht 15-vjeçarin me autizëm

26 Nëntor 2025, 08:30Sociale TEMA
I mbuluar me të nxira e djegie dhe i kyçur në tualet, njerka

Historia që solli emisioni “Stop” në TV Klan nis pesë vjet më parë në një fshat të Beratit, kur një familje prej pesë anëtarësh u shpërbë nga varfëria, emigrimi dhe lufta për mbijetesë e një nëne me një djalë 15-vjeçar me autizëm. Babai, Eduard Shano, qëndronte prej vitesh në Greqi, kurse gruaja e tij mbeti vetëm në fshat me tre fëmijët. Kushtet dhe mungesa e bashkëshortit e shtynë të kërkonte divorc.

Gjykata e Beratit i la nënës kujdestarinë e fëmijëve, por babai e apeloi vendimin për detyrimet që i takonin nga vendimi. Situata ekonomike e detyroi familjen të zhvendosej në Tiranë dhe jetesa u bë e papërballueshme. Nëna punonte dy punë dhe nuk arrinte të siguronte terapi për djalin. Ajo kërkoi azil në Francë me dy fëmijët e vegjël, ndërsa vajza e madhe mbeti e vetme në Tiranë në vitin e tretë gjimnaz.

Vetmia, mungesa e prindërve dhe vështirësia e jetesës i shkaktuan asaj trauma dhe atake paniku, ndaj nëna u detyrua të kthehej nga Franca. Vajza i kërkoi të atit ndihmë për të siguruar një shtëpi, por ai refuzoi dhe kërkoi që djali me autizëm t’i kthehej në fshat. Vajza e çoi, por në shtëpi nuk gjeti babanë pasi ai ishte sërish në Greqi. Djali u la nën kujdesin e bashkëjetueses së Eduardit, Behare Ibrushi dhe fëmijës së saj 9-vjeçar.

Muaj më vonë, në shkurt 2025, kur vajza shkoi në fshat për vdekjen e gjyshit, pa në fytyrën dhe trupin e të vëllait shenja dhune. Të afërmit thanë se kishte lënduar veten nga vdekja e gjyshit. Por 15-vjeçari nuk kishte pasur kurrë sjellje agresive. Të nesërmen ajo dhe nëna bënë denoncim, por Policia e Beratit nuk e regjistroi. Rasti u mbyll aty për aty, në bashkëpunim me OPGJ-në, policinë e zonës dhe Shërbimin Social. Djali u la sërish në të njëjtën shtëpi.

Dr. Shërbimi Social, Juvina Qevani: Do e mbajë babi prapë…

Denoncuesja: Do e mbajë babi prapë që e bëri në atë gjendje, se kështu the edhe herën e parë, do e mbajë babi…?!

Dr. Shërbimi Social, Juvina Qevani: Po do e mbajë babi, ai..

Denoncuesja: Do ta marrë babi…!

Dr. Shërbimi Social, Juvina Qevani: Mos e ngri zërin në institucion! Mos e ngri zërin në institucion!

Në prill 2025, për ditëlindjen e djalit, nëna dhe vajza shkuan papritur në fshat. Aty gjetën djalin të kyçur në banjë. Trupi i tij ishte i mbushur me plagë dhe hematoma, madje kishte edhe një gisht të thyer. Vajza njoftoi policinë dhe u bë sërish denoncim për dhunë në familje, ndaj Behare Ibrushit.

Denoncuesja: E kishte kyçur në banjë. Shkon vrap kjo, hap derën e tualetit, kur del djali, unë si nënë nuk e vura re, por i hidhem direkt në qafë. Fytyra e djalit, e shikon vajza e madhe, ishte bërë petë. Thotë “ua çfarë i kanë bërë djalit?”

Vajza: E kishte fytyrën shumë të ënjtur dhe shumë të nxirë njërin sy, veshin e kishte shumë të fryrë.

 Denoncuesja: I nxirë, syri i gjithë, koka këtej, i gjithë. Pastaj trupin, kur e kam zhveshur, aty më ka rënë të fikët.

Gazetari: Çfarë kishte, çfarë dhune, çfarë shenjash?

Denoncuesja: Gjithandej. Djegie, djegie në të gjithë gjurin. Nxirjen e syrit, buzën, vetulla, koka, veshi akoma edhe pse ka 6 muaj, nuk i është shëruar, kurse gishti nuk besoj t’i shërohet kurrë.

Denoncuesja: Nuk e di çfarë i kanë bërë, ia kanë hequr këtë pjesën këtu fare.

Gazetari: Si, nuk e ka atë pjesë?

Denoncuesja: Ia kanë hequr këtu, i kishte dalë fare kjo?

Denoncuesja: Po, po, po, të thyer kjo pjesa e thoit këtu.

Gazetari: Kush ia ka bërë këtë?

Denoncuesja: Kush tjetër, ajo ishte aty! /tvklan.al/

4 Komente

  1. .
    ...

    Ata që kanë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik dhe keqtrajtonë fëmijët, gratë dhe njerzit e semur që janë të pa mbrojtur dhe kanë nëvojë për kujdesjën e të tjerve janë njerzë shumë të pa dobish për planet ku jetomë dhe duhët që të dënohë me burg.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari

      Po e pam mbreme tek Stopi, ishte skandaloze gjendja e djalit, nga gjithe ai shendet qe kishte patur. TURP TURP ! per policine dhe organet gjyqesore, turp per Bashkine e qytetit te Beratit, te cilet duhet te marin masa per sistemimin e nenes e vajzave e te djalit, gjithashtu dhe denimin maksimal per babain dhe bashkejetuesen. Urojme qe sonte te shikojme ndryshimin e gjendjes

      Përgjigjjuni
      1. xxx

        vetem ne shqiperi ndodh qe bastardet gjykates ndajne femijet e vegjel nga njeri tjetri,

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turp

          Nuk e di se me se merret policia se rastin se ndjek vjedhjet jo trafikun jo pse paguajmë taksa për këta të korruptuar?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje