“Politikanet sillen si burra”/ Akademiku Artan Fuga flet për gratë në politikë: Në një pushtet maskilist, ato ndjekin dy rregulla

25 Nëntor 2025, 22:11Sociale TEMA
“Politikanet sillen si burra”/ Akademiku Artan Fuga flet për

Akademiku Artan Fuga u shpall autori më i mirë në Panairin e 28-të të Librit, me veprën “Ndëshkimi i dytë i Evës”.

I ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, akademiku Artan Fuga u shpreh se gratë sot në politikë kanë ‘ndërruar seks’, jo në kuptimin biologjik por në atë psikologjik për t’u përshtatur në një pushtet maskilist.

Fuga përmend se gratë së pari detyrohen të luftojnë për t’u ruajtur nga poshtërimi dhe po ashtu sipas tij, shumë prej tyre pranojnë dhe kompromise që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e tyre për t’ia dalë në politikë.

“Unë di një gjë, ka shumë politikane që kanë ndërruar seks, jo ne kuptimin biologjik por psikologjik. Për mua ka një problem përtej zonjave politikane, por çfarë ndodh në karrierën e grave jo vetëm në Shqipëri. Në një pushtet maskilist ato ndjekin dy gjëra.

Një, luftojnë shumë që të ruhen nga poshtërimi për të ecur në karrierë dhe vuaj më shumë se burrat dhe e dyta një pjesë pranon kompromise që kanë të bëjnë me trupin e tyre”, u shpreh akademiku Artan Fuga.

4 Komente

  1. F
    Fpa

    FIKS fare

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhemal

      Ky i imagjinon ne enderrat e tij perverse se faktet nuk ka..ky eshte mentalitetin i nje te surgjinosuri ne shpellat e se kaluares ,ky eshte nje gjytrym qe eshte edhe antar i akademis shkencore..si Ka mundesi nje akademik flet pa' faktet ,pa' numurat,ngjarjet,pjesmarrjen e grave ne vendimet shume te rendesishme ne jeten shoqerore,ekonomi,politike,art kulture,e arritjen e rezultateve me te mire se burrat,,,,trurit i tanit tani nuk funksionon normale nuk duhet marre seriozisht se ofendon gjysmen e shoqerise , familjet,nenat,motrat

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndron uturakun e saliut

        Vokshi nuk eshte grua,por burre i shemtuar

        Përgjigjjuni
        1. Osmen Gazepi

          KY koqe kandari , me ate zerin e zvargur gjysme femror , te kujton lektoret e institutit m- l te kohes se Myqerrem Fuges . Kelysh I nomenklatures kriminale...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje