Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga riparimi i argjinaturave ujitëse dhe mbrojtëse nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, janë angazhuar për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.
“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit. Ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura. Pamje nga puna në terren në lumin Devoll, lumin Dunavec, në lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, kanali kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, riparimi i urës së Belit-Metoq, si dhe nga ndërhyrja e batalionit të Xhenios në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë”, shkruan Rama.
Hajduta
NẼ GOLEM KANALET QE SHKOJNE DREJT DETIT , NUK U PASTRUAN. MBETJET E HEDHURA NE TA I BLLOKUAN ME KEQ. ASNJE PERKUJDESJE NGA BASHKIA. KUR VIJNE ZGJEDHJET, DUAN VOTAT .
Kavaja demokrate ka qene dhe do te jete. Muve me duket qe fajin e kemi vet qe ginjehemi nga plerat qe na mbushin mendjen per tu dhene voten. Ne fillim duken te mire dhe te gatshem , pastaj s'ta kthejne koken ,jane te zene . Mos u besoni me . Demokratet e vertete jane jashte pd tani. E djathta e vertet do te fitojë ,jo keta plerat qe do ti ndrshkoje i madhi zot. Kane 4 muaj qe kane hapur nje rruge ne mes te Kavajes dhe nuk e mbyllin. Ju mbyllte rruga e zotit .