Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në vendet post-komuniste që nga viti 1990.
Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 deri në vitin 2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë.
Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit.
Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të lartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.
Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë.
Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.
Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH.
Mire dhe kaqe....por dhe sa do te ikin thuaj ne muajt dhe vitet ne vazhdim... Kure ska Drejtesi dhe Ligjet nuk zbatohen per secilin si qytetar i thjeshte, ska rruge tjeter... Ne kerkim te nje jete me te qehte ku Drejtesia dhe Ligjet jane njesoje per secilin.. Ne kerkim te nje vend pune ! ku Ligjet e Puntoreve zbatohen njesoje si per vendasit dhe per te huajt...( normal ka ndopake Burokraci ) por jo si ne shqiperi... Pastaj dallimi midsi qytetareve te thjeshte dhe ata kriminelet qe mbas 1990 u pasuruan nga djersa e secilit shqiptare ... duke futur ketud he korruspionin ne maksimum...