Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme, funksionale dhe të orientuara drejt komunitetit po bëhën standard. Në këtë realitet të ri, Balfin Real Estate pozicionohet si një nga aktorët më të rëndësishëm, me një portofol prej rreth 25 projektesh të shpërndara në të gjithë Shqipërinë, si Green Coast, Vlora Marina, Next to Vala Mar Premium, Rolling Hills Liqeni, Belvedere Korça, Univers City etj. Krahas promovimit dhe shitjes së këtyre zhvillimeve, ndikimi i kompanisë shkon edhe më përtej.
Balfin Real Estate vepron si ura lidhëse mes zhvilluesve dhe tregut, duke qenë pjesë e procesit që në fazën më të hershme të konceptimit të projekteve. Ekspertiza e kompanisë ndikon në formësimin e tij si produkt që i përgjigjet kërkesave reale të klientëve dhe dinamikave afatgjata të tregut. Kjo qasje e bën Balfin Real Estate një partner strategjik për zhvilluesit, një burim ekspertize të thellë për arkitektët dhe një garantues të vlerës së shtuar për klientët.
Në qendër të filozofisë së punës qëndron “zëri i klientit”. Zyrat e shitjes së kompanisë operojnë në Shqipëri, SHBA, Zvicër, Austri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, duke mbledhur vazhdimisht feedback të strukturuar nga blerës vendas dhe të huaj. Kjo njohje e mirë e tregut shndërrohet në udhëzime që u paraqiten arkitektëve dhe zhvilluesve, duke siguruar që projektet të ofrojnë zgjidhje funksionale, praktike dhe të harmonizuara me stilin modern të jetesës. Përvoja ka treguar se ky kontribut sjell ndryshime konkrete, siç ka ndodhur në Green Coast, ku faza e dytë u ridizenjua me më shumë njësi shërbimi për t’iu përgjigjur nevojave të komunitetit, apo në projekte si Rolling Hills Liqeni ku koncepti i shërbimeve të integruara brenda projektit është kthyer tashmë në standard.
Balfin Real Estate është gjithashtu një promotor aktiv i trendeve ndërkombëtare. Përmes departamentit të Research & Development, kompania identifikon risitë globale dhe i sjell ato në tregun vendas, duke ndikuar drejtpërdrejt në evoluimin e standardeve të jetesës dhe investimeve. Marrëdhëniet afatgjata me klientët besnikë, të cilët kërkojnë gjithmonë produkte të reja dhe cilësi më të lartë, shërbejnë si shtysë për inovacion të vazhdueshëm.
Roli i Balfin Real Estate nuk kufizohet vetëm te promovimi dhe shitja e projekteve. Balfin Real Estate ndjek ecurinë e tyre gjatë gjithë procesit të zhvillimit, shpesh për periudha që shtrihen në 10 - 15 vite, duke u siguruar që premtimet ndaj klientëve të përmbushen pavarësisht sfidave që mund të shfaqen në kohë. Kur projektet finalizohen, kompania kujdeset që ato të bëhen të jetueshme, përmes zgjedhjes së shërbimeve të duhura, partneriteteve afatgjata dhe standardeve të larta të mirëmbajtjes. Ky dimension është thelbësor për krijimin e komuniteteve funksionale dhe për ruajtjen apo rritjen e vlerës së pronës në kohë.
Në të njëjtën linjë, Balfin Real Estate ka ndërtuar një model të fortë për promovimin e zonave ku janë pozicionuar projektet pasi ato shihen jo vetem si investim, por si një iniciativë që mund të transformojë një destinacion, të gjallërojë ekonominë lokale dhe të krijojë mundësi të reja për komunitetin. Përmes aktiviteteve të përgjegjësisë sociale, kompania ka mbështetur prej vitesh promovimin e kulturës, traditës dhe vlerave lokale, duke kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe në forcimin e identitetit të komuniteteve.
Falë këtij roli të gjithanshëm nga konceptimi te funksionimi i plotë i projekteve dhe deri te promovimi i zonave, Balfin Real Estate ka ndikuar në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e standardeve të tregut shqiptar të real estate dhe në orientimin e tij drejt investimeve të qëndrueshme, me vlerë afatgjatë për klientët, ekonominë dhe komunitetin.
Si kuti shkrepsesh...Lum kush "do hedhi" milionat!
Nuk e di se si jane projektet e tjera te letij grupi mafioz, por Green cost eshte nje "big scam".
Prane pushteteve gjithe jeten Zamua..... normal. Importues, tregtar shet blen.. tipik .
Eshte e turpshme te paraqesesh shkrime te tilla si ky mesiper si lajm apo information. Ky eshte mashtrim I paster dhe autoriteti I kontrollit duhet ti penalizoje keto lloj postimesh. Lexuesi duhet ti behet a qarte qe kjo eshte nje reklame e ulet dhe keqinformuese.
Green Coast = Mafia Coast
Edhe Rama Coast!
Po ndonje foto te hajrit nuk keni te tregoni per kete company qe paska bere miliona euro shitje dhe fitime? Nese do ti beni reklame I beni reklame tamam. Nuk e di si eshte situata ne green coast po ne vlore qe u interesova per informacion per nje apartment qe eshte hapi I pare qe behet u befasova nga niveli pothuaj amator I stafit. Behet fjale per apartamente me.cmim relativisht te larte krahasuar me vendet e rajonit por me cilesi sherbimi dhe ndertimi qe nuk I pergjigjet cmimit qe kerkohet.
3mije euro ne plazh te vjeter,Vlora Marina pa pamje nga deti 2900 euro. Pse mos te keni sukses??