"Mamaja mendoi se babai e braktisi, ndaj më braktisi mua" - Historia e trishtë e zyrtarit të PS që u rrit në jetimore: Momenti kur u takova me babanë

28 Nëntor 2025, 10:10Sociale TEMA
"Mamaja mendoi se babai e braktisi, ndaj më braktisi mua" -

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, rrëfeu se si nëna e tij e braktisi për shkak të një keqkuptimi dhe tregoi gjithashtu takimin e parë me të atin.

“Ndodhia ka qenë kështu. Babai im ka qenë i detyruar për të marrë vizën amerikane dhe për të marrë vizën amerikane, normalisht duke qenë se nuk ka qenë një konsull, ambasada amerikane më e afërt ka qenë në Greqi dhe babai im është i detyruar që të largohej për në Greqi dhe që të merrte vizën amerikane dhe që të shkelte shtetin amerikan dhe kjo ka qenë një periudhë tranzitore gjashtë mujore. 

Gjatë marrëdhënies që ka pasur me mamin tim, nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një histori dashurie. Gjatë kohës që ka lëvizur nuk ka pasur mjete komunikimi. Ia ka thënë që unë po largohem, por do të kthehem. Por, nuk ka përcaktuar kohën dhe duke mos përcaktuar kohën, mamaja ime ka menduar që babai im po e braktis dhe mamaja ime ka filluar një histori me një person tjetër dhe më pas duke menduar që babai im ka braktisur, kam menduar që të më braktisë për shkak të vetë opinionit që mund të kishte në familje”, tha Muharremi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.

Zyrtari socialist kujton edhe takimin e parë me babain e tij.

“Babai vjen bashkë me dy vëllezër, pra me dy xhajat e mi. Unë nuk e dija se nga po vinte. Aty ka qenë një moment që për mua ishte domethënës, sepse ADN-në e kemi bërë mbrapa, por ka shënuar procesin që unë kam thënë: “Po, ky është babai im”. Sepse Arvi, djali im, në mënyrë instrinktive shkoi drejt babait tim. Kur jemi takuar ka qenë moment shumë, shumë prekës. Më pas, për një muaj ne mund të kemi takuar pafund njerëz. Edhe m’u duk si ajo periudha e fushatës elektorale ku unë detyrohem të takoj njerëz. Ajo ishte fushata. Ishte një nga periudhat që mua më ka ngrënë më shumë kohë me takimin me njerëz dhe ndonjëherë nuk dija si të qasesha. Por, jam pritur shumë mirë nga ana e babait”, deklaroi Muharremi.

Alfred Muharremi ka rrëfyer se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“Tirana ka qenë një tmerr. Nëse unë kam vuajtur periudhën më të vështirë, pavarësisht se kam qenë pjesë e abuzimit qoftë verbal edhe fizik dhe të diskriminimit në shoqëri kryesisht, periudha e adoleshencës, kur unë kam qenë edhe jashtë dyerve të fshatit SOS, kur unë duhet ta përballoja jetën time i pavarur, ka qenë përballja ime më e egër me të gjithë, kryesisht me institucionet. Atëherë, ne kishim një mospërfillje nga ana e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në lidhje me një ofrim të shërbimit që ti e kishe të nevojshme”, tha Muharremi.

“Ne merrnim atëhere vetëm një pagesë 3 000 lekësh dhe ishim të detyruar që të ndiqnim periudhën e shkollës dhe u detyronim që të punonim. Unë për shembull në rastin tim kam punuar deri në orën 1:00 të natës kamarier. Pasi mbaroja gjimnazin, menjëherë në orën 3:00 paraqitesha në punë, e mbyllja në orën 1:00 të darkës. Nuk e arrija dot t'ia plotësoja as komoditetet vetes, që të kisha dy palë xhinse në vit, por kishim vetëm nga një palë xhinse në vit dhe një palë atlete”, shtoi Muharremi.

Por, sipas tij, “mësimet që të jep dhimbja nuk t’i jep askush tjetër”.

“Janë kthyer në forcë, janë kthyer në model dhe përpiqem që me këtë modelin tim jetësor t'i tregoj kësaj shoqërie që nuk jemi viktima të shoqërisë. Pra, ne jemi njerëz të cilët e meritojmë të jemi me kushte të barabarta pranë çdo ambienti, komuniteti ku jetojmë”, theksoi Muharremi.

19 Komente

  1. A
    Alba

    Shume histori e trishte. Mamane e paska patur budallacke. Por te pakten ky me qe vjen nga ai komunitet, te shoh me prioritet femijet jetim ose te braktisur qe mos te keqtrajtohen nga institucionet dhe shoqeria.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O Alba ate po te thote , lexoje dhe nje here qe ta kupþosh por ne jemi njerezqe kur flet tjetri nuk themi te verteten po do ti veme bisht fjaleve te tij .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alba

        E lexova shume mire Mara. Thote nena mendoj se iku babai ( i cili jetoj vetem 6 muaj jashte) dhe krijoj lidhje me nje burre tjeter. Per mua kjo eshte nje budallacke. Ka gra qe presin burrat me vite te tera e si lene femijet rrugeve. Edhe ai i ati avdall nese s'paska lene fjale nga vete e ca behet. Keta vellezrit e tij duhet ta mbanin afer nusen, ndonese ishin pa celebrim.

        Përgjigjjuni
        1. $
          $

          E modhe je Alba! Njona budallacke, tjetri avdall LOL

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sonja

            Te drejte ke Alba.

            Përgjigjjuni
        2. @
          @.

          Direkt Alba i beri gjyqin. Këtë kategori njerezish si ty moj Alba duhet te luftojm. Kush je ti që te gjykosh nenen e tij. Ktheju vetes.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhimi

            Alba si do që të jetë nëna jote është nëna jote Tërhiqe sharjen për nënën e dikujt Ai thotë ka qënë keqkuptim

            Përgjigjjuni
            1. s
              seriozi

              benu serio o mero leri keto mamaja e babaja si andi bushati, thone se grate nuk i ngjesin. grate e kujtojne burre u del as burre as grue. i ngjet babait te tij sigurimit, baba ka sigurimin

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhek

                E njoh personalisht Alfredin e kam njohur ne kohen qe punonte ne banke Credins ishte nje djale qe reflektonte vetem miresi dhe perkushtim . Ben perpjekje pa fund per te ndihmuar jetimet dhe te varfrit ne pergjithsi e ndjek shpesh neper biseda televizive dhe me vjen shume mire qe ka ngelur po ai djale i mire , i sinqerte dhe i perkushtuar.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  cba

                  Më vjen keq për vuajtjet e tij, por kulturë të folur I nuk paska fare. Mezi merret vesh çfarë thotë.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nari

                    Thjeshte qe djale i shkelqyer i cili reflekton vetem miresi

                    Përgjigjjuni
                    1. .
                      ..

                      Kopil i rilindjes…

                      Përgjigjjuni
                      1. ?
                        ???

                        Rrot k a r i..

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Iliri

                          Eshte Zagar I kriminelit Ushtare qen besnik OO morr bythe i saleh qenit Nqs di fol per fenomenin shiqeror o idiot i lindur

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Daja

                          Ste vjen turp qe perdor shprehjen “ kopil”nuk ka kopila me o qaf derr, ka femije jash martese , po ti dukesh sa injorant qenke .

                          Përgjigjjuni
                        3. B
                          Babai se le femijen rrugeve.

                          Mire nene te braktisi,po familja e babait dhe vete babai c bene mos rritesh nga partia?

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Beni

                            Femija eshte gjithmone i pafajshem . Djali ka bere me te miren e mundeshme… shkolle—- pune shoqeri Prinderit mund ti gjykojme nqs njohim cdo ane te ngjarjes Jo paragjykim

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              me cin pra

                              o Fredo po ndaje mendjen tashi, a je me Erionin apo me Ogerten. Mos na u lepi te te dy se ste shohim dot me ato jarge

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tng

                                Sì ky qe nxjerr hallet e veta ne treg edhe ju qe gajaseni me komentet shterp njesoje jeni…!

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje