Ndahet nga jeta ipeshkëvi i Vaut të Dejës Simon Kulli. Sipas burimeve, 52-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze.
Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.
Kisha katolike e Shqipërisë pritet që të dalë me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendohet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze.
Lini një Përgjigje