Rama: Verifikimi i numrit të matrikullimit, tashmë online përmes e-Albania

2 Dhjetor 2025, 08:42Sociale TEMA
Rama: Verifikimi i numrit të matrikullimit, tashmë online përmes

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një shërbim të ri digjital për studentët dhe ish-studentët, i cili u mundëson verifikimin online të numrit të matrikullimit përmes platformës e-Albania. Sipas tij, ky shërbim synon të thjeshtojë procedurat dhe të ofrojë akses më të shpejtë në dokumentacionin akademik.

“Nga sot, studentët dhe ish-studentët e institucioneve të Arsimit të Lartë aplikojnë online përmes e-Albania për të marrë informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit. Shërbimi jep informacion në kohë reale me një nga statuset: aprovuar, në proces ose refuzuar,” thuhet në njoftimin e publikuar nga kryeministri.

Shërbimi përfshin të gjithë studentët e regjistruar që prej vitit akademik 2011–2012 e deri më sot, ndërsa në platformë është vendosur edhe zgjedhja e mënyrës së identifikimit, si për shtetas shqiptarë, ashtu edhe për shtetas të huaj.

Rama e shoqëroi njoftimin me urimin për një ditë të mbarë, duke theksuar vijimin e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve publike dhe digjitalizimin e tyre.

Lini një Përgjigje