Gropë karstike 10 metra e thellë pranë banesave në Belsh, banorët në panik

3 Dhjetor 2025, 13:10Sociale TEMA
Gropë karstike 10 metra e thellë pranë banesave në Belsh,

Një fenomen natyror i rrezikshëm është shfaqur pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, ku një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi më shumë se 10 metra ka alarmuar banorët e zonës. Ky fenomen është i zakonshëm për zonën e Dumresë, e cila ka më shumë se 84 liqene të krijuara nga proceset karstike, por shfaqja e tij ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e banorëve.

Fenomeni natyror ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët janë të shqetësuar nga afërsia e gropës me banesat e tyre. Dita ditës, gropa po afrohet gjithnjë e më shumë me shtëpitë, duke i shtuar ndjeshëm frikën dhe pasigurinë në zonë. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje nga strukturat e emergjencave për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.

Zona e Dumresë, që shtrihet në 360 km², është e njohur për terrenin karstik të saj, i cili është formuar nga shkrirja e shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres. Ky fenomen ka ndodhur edhe më parë, pasi në Qershor të këtij viti një gropë e ngjashme u shfaq në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022 një tjetër gropë u hap pranë banesave në fshatin Cestije, gjithashtu në Belsh.

4 Komente

  1. S
    Sass

    Nese rritet thellsia une mendoj se organizata terroristr e PD me sali shpellarin te plasen brenda ku me 200 litra benzine te kryhet tituali i tyre

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Po t'i dojë qejfi qeverisë mund të pyesë inxhinierët e sizmikës, nëse ata mund t'i bëjnë një studim të plotë terrenit për të nxjerrë përfundime parashikuese.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Socialist i fëndosur.

        Nuk e di sa vjet u bënë që e japin si ngjarje të re këtë gropë. Mendoj se duhet lënë siç është që Tema t'a ketë në arkivën e lajmeve. Vetëm nëse e kanë mbushur dhe nuk ekziston më, atëherë nuk kishim për të dërguar më për këtë gropë të ngjashme me organin e qejfit të një zuske.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SOKRATI

          Po pse shqetësohen banorët afër gropës, o gazep-gazetar?! Na thua se janë hapur edhe më përpara gropa të tilla, po nuk trego asnjë fjalë se çfarë ka ndodhur me ato gropat e para! Di gjë ti, apo shkruan me fantazi? Kujdes veten gazep, se mos rrëshqet dhe bie vetë brenda...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje