VIDEO/ “Pacienti nuk është diagnozë”, mjekja adiktologe: Suksesi në terapi vjen kur ai bëhet partner në trajtim

2 Dhjetor 2025, 18:40Sociale TEMA
VIDEO/ “Pacienti nuk është diagnozë”, mjekja

Mënyrat tradicionale të trajtimit të varësisë, shpesh mbështeten te instruksione strikte, të cilat e shohin personin që vuan nga varësia thjesht si pacient. “Duhet ta lësh pijen!” “Duhet të marrësh këtë medicament!” “Duhet të ndjekësh këtë plan!”

Por, mjekja toksikologe dhe adiktologe, Dr. Sonila Bitri thotë se nëse pacienti dëgjon fjalën “duhet,” gjasat janë që do të iki nga zyra. Kjo mënyrë tradicionale krijon presion dhe nxit rezistencë te pacienti.

Ndërkohë, “Motivational Interviewing” ofron një strategji ndryshe, të mbështetur te barazia mes mjekut dhe pacientit, kureshttja dhe bashkëpunimi. Në vend që t’i thuhet pacientit se çfarë duhet apo nuk duhet të bëjë, terapeuti përpiqet ta përfshijë atë në proces.

Është një teknikë e ngritur mbi të vërtetën e thjeshtë se njerëzit ndryshojnë vetëm kur ndihen të përfshirë dhe jo të urdhëruar. Kur pacienti trajtohet si pjesëmarrës aktiv në procesin e rehabilitimit, rritet motivimi i tij i brendshëm.

Dr. Bitri e përshkruan këtë metodë si një “vallëzim”, ku paciente dhe terapisti lëvizin të sinkronizuar së bashku, drejt të njëjtit qëillim. Dhe sikurse në një vallëzim, terapeuti udhëheq me përvojën e vet, ndërsa paciente e ndjek në mënyrë të vullnetshme.

“Motivational Interviewing” e shndërron trajtimin nga një leksion moralizues në dialog, duke i dhënë pacientit lirinë e tij gjatë procesit. Në trajtimin e varësive, ku shpesh gjykimi i shtyn njerëzit të heshtin, ky ndryshim është thelbësor.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Çfarë e shkakton varësinë dhe si mund të dalim prej saj? | Dr. Sonila Tivari | Apostrof #46