Përdorimi dhe promovimi nga politika i njerëzve me probleme të shëndetit mendor, është poshtërsi...

9 Dhjetor 2025, 11:01Sociale TEMA
Përdorimi dhe promovimi nga politika i njerëzve me probleme të

Nuk është e re, por është shpeshtuar kohët e fundit.

Dihet që si shoqëri, jo vetëm shqiptare, kemi një rritje të konsiderueshme të personave me probleme të shëndetit mendor. Kjo është fatkeqësi, nuk është turp. Dhe ndihma e parë, është të pranuarit të fenomentit. Madje, shumë njerëz vuajnë dhe përkeqësohen, sepse nuk e pranojnë një gjë të tillë. Fjala vjen, mjafton të shohësh rrjetet sociale me këtë sy dhe e sheh se janë të mbushura plot me njerëz me probleme të theksuara të shëndetit mendor. Nuk e kam fjalën këtu vetëm për delirin, sepse kjo është më e pakëta.

Por ajo që është më shqetësuese, që vlen për t’u diskutuar dhe që duhet të marrë fund menjëherë, është prania dhe ekpozimi i këtyre njerëzve në podiumet dhe foltoret e një pjese të partive politike. Kur politika zgjedh të përdor fatkeqësinë e të tjerëve, kjo është më shumë se poshtërsi. Njerëz që duhen kuruar dhe duhen trajtuar, nuk mund të nxirren në podium dhe t’u japësh mikrofon në dorë në mënyrë që t’ua përkeqësosh gjenden shëndetësore.

Është e qartë që disa parti kanë alergji nga njerëzit normal, por që të nxjerrësh dhe të promovosh njerëzit me probleme të shëndetit mendor, kjo është e papranueshme.
Nuk është e re, është e ripërsëritur shumë herë. (Nga fb i Namir Lapardhasë)

2 Komente

  1. N
    Namis pisi

    Lapardha dmth pisllek ne greqisht. Ashtu je edhe ti Namir.

    Përgjigjjuni
    1. e
      esteti

      Ka edhe kuptime shqip: Lopa-rdha, La-pordha.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje