Integriteti në shëndetësi është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi mes qytetarëve dhe sistemit shëndetësor duke nënkuptuar transparencë, përgjegjshmëri dhe veprim të drejtë në çdo hallkë të kujdesit mjekësor, nga vendimmarrja institucionale tek praktika e përditshme e profesionistëve.Në Ditën e Mbulimit Shëndetësor Universal, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në eventin e organizuar sot nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe “Institutin mbi Qeverisjen” (Basel), në kuadër të Edicionit të “Java e Integritetit në Shëndetësi”, theksoi rolin e institucioneve në integritetin e shërbimit cilësor shëndetësor.
“Pa institucione të forta, pa politika të përgjegjshme, pa një shtet që garanton etikë dhe integritet, as mjekësia dhe as mjeku nuk mund të çojnë përpara misionin e tyre human” – theksoi ministrja.
Duke nënvizuar rritjen e standarteve të shërbimeve në shëndetësi dhe digjitalizimit e proceseve që rrisin cilësinë, ministrja Sala renditi disa prej hapave konkretë që janë bërë në këtë drejtim.
“Në rrugën tonë Shqipëria2030, integriteti në shëndetësi nuk është thjesht domosdoshmëri profesionale, është kriter politik, është angazhim strategjik dhe është standard europian që vendi ynë duhet dhe do ta përmbushë.
Kemi nisur zbatimin e recentave elektronike, dhe çdo ditë 20 mijë qytetarë marrin recetën e rimbursuar elektronikisht dhe 7 mijë referohen në “sistemin e referimit” shëndetësor. Ndërkohë, po punojmë për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e integritetin të sistemit shëndetësor”, deklaroi ajo.
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë tha se po punohet për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e integritetin të sistemit shëndetësor, ndërsa nënvizoi se integriteti në shëndetësi nuk është vetëm çështje profesionale, është çështje e moralit publik, e kulturës demokratike dhe e vizionit politik të një vendi.
“Pa ndershmëri, transparencë, komunikim të qartë dhe respekt për pacientin, nuk mund të ketë besim; dhe pa besim, nuk mund të ketë sistem shëndetësor që funksionon. Shëndetësia është kontrata më e drejtpërdrejtë midis shtetit dhe qytetarit. Dhe ne jemi të vendosur që kjo kontratë të jetë e qëndrueshme, e drejtë dhe pa kompromis”, përfundoi ministrja Sala.
Besimi eshte ne kishë dhe xhami moj bibë. Bej detyren dhe zbato ligjin. Ate bej ti
“Pa ndershmëri, transparencë, komunikim të qartë dhe respekt për pacientin, nuk mund të ketë besim; dhe pa besim, nuk mund të ketë sistem shëndetësor që funksionon. Shëndetësia është kontrata më e drejtpërdrejtë midis shtetit dhe qytetarit. Dhe ne jemi të vendosur që kjo kontratë të jetë e qëndrueshme, e drejtë dhe pa kompromis”, përfundoi ministrja Sala. Dmth duhet ti thuhet tarifa qe ne fillim pacientit qe mos kete keqkuptime me vone.
O ZONJE MINISTRE . RIMBURSONI XARELTON DHE ELEQUIS, se po vdesim ne pensionistet. Nuk e blejme dot .
Shume mbureni kur thoni Po ribursojme pacientet me ilace , sidomos ne pensionistet ? Se di ti moj znj ministre sa koston BRILIQUE 90 mg ose tikagrelor 71000 leke te vjetra per nje muaj dhe Ranexa 500 mg 37 200 leke te vjetra per nje muaj plus 8 medikamente te tjera shkon shifra 147000 leke te vjetra ne muaj nga kjo shifer me zbriten 3000 leke te vjetra , kete ju e quani RIBURSIMI nuk keni turp as ndergjegje kur flisni ? Sa ma ke rogen zotrote ? Kur une e kam pensionin me gjithe shtesat 221000 leke te vjetra ? Pa keto ilace une nuk jetoj dot ? Mos flisni ne hava por me kembe ne toke ne bashkepunim me stafin tuaj dhe kur ti realizoni dilni me FLAMUR , rregulli fillon qe nga ju deri tek mjeku me i thjeshte si dhe personeli i shendetesise infermjer sanitar puna te kete kombinim ne ndihme te pacientit ????