Një 55-vjeçar, banues në fshatin Drizë në qyteten e Kuçovës, është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë, në përpjekje për të vjedhur në një dyqan.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen "11 Janari", ku 55-vjeçari Xhezmi Liko, pasi ka hapur derën e jashtme, ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.
Zhurma e bërë brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët,të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje,ku ka arrestuar në flagrancë 55-vjeçarin.
Hajduti, në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve (veresijeve) të dyqanit.
Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi "skifteri" kuçovar hyn në biznes për të kryer vjedhjen.
Kur nuk i bie dot gomarit...
Ketyre mijve te vegjel duhet tju presesh nje fature mbi 5 vjete burg...Dhe te tjeret te mesohen qe mos te gabojne..... Shyqyr qe kudo eshte e mbushur me kamera dhe keqeberist....vetem sa e marin mundimin kote....se eshte vetem ceshtje ditesh apo muajsh....dhe shpjete e shpejte tek kafazi qe do te dalesh em Orare ne hajrin e paster....( Familia Femijet vuajne gjithcka pastaj ). Policia gjithmone duhet falenderuar...se ata rrezikojne dhe jeten per secilin Qytetare..