Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

2 Gusht 2025, 09:35Kronika TEMA
Vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve,

Policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili dyshohet se vidhte kabuj elektrikë të ndriçimit të rrugëve.

Sipas komunikatës zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

3 Komente

  1. B
    Builder

    Gazetar injorant. Mungesë kulture. Nuk njeh gjuhën shqipe. Thuhet KABLLO dhe në shumës KABLLOT. Nga e gjete KABUJT ? Apo kështu i ka pas thënë gjyshja jote nga katundi ? Unë të isha pronari yt mediatik do të të kisha larguar nga puna vetëm e vetëm pse nuk njeh gjuhën shqipe. Mungesë e theksuar kulture.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Builder, rrofsh per komentin. Po si e gjete? Ky shkruan fiks ashtu si fliste gjyshja e vet. Ha ha ha ha. Dhe lexon plot raste te tilla. Nuk me Ben me shumë sintaksa ne ndertimin e fjalisë, se sa morfologjia dhe drejtshkrimi ne ndertimin e vetë fjalës. Lexon plot budallallëqe si: "avukat, prekuror, petagog, shtëpi me qira", te cilat po te ishin dialektore, nuk do më bënin fare pershtypje. Por, janë si pasoje e "katunarisë". Per shembull: "ho mër jahu", "pasha zoten", "ça bone", janë pjesë te gjuhës së rrugës, që nje komentues i shkruan si të doje. Por gazetari? Opo lere. Flasim kot, se Meroja i ka marrë me mik, nga Peshtani.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Inxhinieri

      Jam i të njejtit mendim me para komentuesit. Po të analizoni çfarë shkruajnë e flasin gazetarët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ka mbaruar gjuhë-letërsi ndërsa pjesa tjetër gazetari, janë njerëzit që e shkruajnë dhe e flasin më keq se shumica e banorëve të edukuar të vendit shqipen! Mos kanë patur edhe pedagogë pa arsimin përkatës apo me arsimim të “Kristalit”?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje