Gjyqtari Gerd Hoxha: Kodi i ri Penal është ende draft, kemi marrë modele dhe praktika të huaja

1 Gusht 2025, 16:34Kronika TEMA
Gjyqtari Gerd Hoxha: Kodi i ri Penal është ende draft, kemi marrë

Është një draft dhe jo Kodi Penal përfundimtar.  Me këtë argument njëri nga ekspertët si hartues i këtij projekti që u ftua të kontribuonte, gjyqtari dhe kreu i unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, insiston se me hapjen e debatit publik, konsultimet do sjellin përmirësimin e projektit për kodin e ri penal.

Por gjatë një interviste për TCH gjyqtari kujton gjithashtu ftesën e gjatë që u është drejtuar të gjithë aktorëve gjatë punës fillestare, duke vënë pikat mbi “i” mbi qëndrimin se prokuroria e përgjithshme, gjykata e lartë dhe SPAK nuk ishin ftuar.

“Jam ftuar për të marrë pjesë të gjithë aktorët dhe faktorët e sistemit të drejtësisë, vendas dhe të huaj. Unë kam qenë pjesë e një grupi pune në përfundim të draftit në shtator të vitit 2023 dhe kam parë që në atë grup kanë qenë përfaqësues nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, pedagogë të nderuar, përfaqësues së dhomës së avokatisë dhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtar.

Kemi punuar pa pushim nga mëngjesi në darkë, vlerësoj shumë mendimet e prokurorit të përgjithshme z.Çela dhe kryeprokurorit z.Dumani. Është draft, jo variant përfundimtar. Kontributi i tyre në këtë draft do të jetë mëse i rëndësishëm dhe do bëjë që të jetë më cilësor“.

E megjithatë kritikave për një kod penal represiv gjyqtari Hoxha ju përgjigjet se ekspertët e fushës kanë marrë modele nga praktikat e huaja që në vijim do të aktualizohen, një ndër ta edhe ai që prek sekretet e për pasojë mediat.

“Janë marrë modele nga vendet e përparuara perëndimore si Gjermania, Faranca e Italia”.

Edhe për  nenin 236 të Kodit të ri penal ku parashikohet burg për përbaltjen e presidentit deri tek dëshmorët e atdheut.

“Është një zgjerim i kodit aktual, janë shtuar dhe disa figura të tjera si presidenti i Republikës. Gjithsesi ky është një draft”.

Por eksperti shton se mbasi përfunduan draftimin nuk disponon informacion se përse ky material u publikua gati një vit me vonesë.

4 Komente

  1. E
    Enter and Exit

    Domosdo qe keni kopjuar nga te tjeret, por keni kopjuar aq keq dhe drafti ka dale plot arna te shemtuara. Se vete nuk dini te beni asgje te sakte origjinale dhe as te kompiloni nje drafti, duke kopjuar nga te tjeret, qe te kete rrjedhe logjike dhe dhe te jete juridikisht i sakte.

    Përgjigjjuni
    1. a
      ana

      Ama Gerti eshte nje nga ekspertet? Gerti, studenti me i dobet i klases se ij. E tmerrshme!

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Po a dini te lexoni o njeres?? Nuk e ka bere draftin Gerti ti vesh vulen draft i Gertit si studentci dobet,po deklaron diçka si pjesmarres i atyre qe kan marr pjese!! Ai tjetri me siper "keni kopju atehere",, e zot i madh!!!! E kuptoni o njeres qe edhe kritiket eksperte te ketyre diteve jane si pasqyre e ne te gjitheve si psh. Ana e Enter and exit?? Perfeksioni nuk egziston askund,ti degjosh te gjithe ok,por dikush duhet te vendosi per ndryshe,nuk arrijne kurre askush ne nje konkkuzion qe i ve dakord te gjithe. Me sa kuptoj une, qellimi eshte i shkelqyer,ti futet nje te sistemuar anarkise aktuale,duke marre nga kodet e vendeve me demokratike,dhe me mendimin e te gjithe aktoreve ti pershtatet ama shqiptareve,ku eshte problemi ketu per kaq debat steril!!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni

        Gerdi eshte nga gjygjtaret me te mire te sistemit aktual , sidomos per çeshtjet penale dhe si ekspert e sigurt qe nuk e ka zgjedhur rastesisht si Arben Rakipi por organizimi dhe perfshirja e institucioneve te tjera nuk eshte çeshtje e eksperteve por e atyre qe e kane organizuar ne rastin konkret M. Drejtesise.Asgje nuk organizohet vete sidomos ne fushen e drejtesise pa ndikimin e dhe rolin e organizimit nga MD .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje