Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, arrestohen tre të rinjtë

28 Maj 2025, 14:15Kronika TEMA
Vodhën automjetin në Tepelenë dhe e shitën në

Policia në Tepelenë ka arrestuar 3 persona pasi vodhën një automjet në këtë qytet dhe e shitën në Gjirokastër.

Në kuadër të operacionit të koduar “Nearby”, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti, në qytetin e Tepelenës, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar shtetasit K. P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C., banues në Tepelenë, dhe e kanë shitur në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të shtetasit F. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. m
    mish pa leng

    Po si e kane shitur, kujt ja kane shitur, ......... lajme koti.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje