Merr flakë bombula e gazit në një apartament në Fier, gruaja pëson djegie në fytyrë

28 Maj 2025, 09:32Kronika TEMA
Merr flakë bombula e gazit në një apartament në Fier, gruaja

Një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati.

E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang një shpërthim i mundshëm. Banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit.

Gruaja e lënduar u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje