Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

8 Tetor 2025, 13:58Kronika TEMA
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka reaguar për herë të parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në reagim Ambasada ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe ka dënuar aktin.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për viktimat e këtij sulmi dhe familjet e tyre, dhe e dënojmë ashpër përdorimin e dhunës kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë ambasada për TopChannel.

Kujtojmë se gjyqtari u vra ditën e hënë me armë zjarri në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën. Elvis Shkambi është vrasësi i Astrit Kalasë, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

2 Komente

  1. ,
    ,,,,,,,,,,,,',,,

    Duhet te jene me te qarte: Denojme dhunen e sistemit te drejtesise ndaj popullates qe kerkon drejtesi,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adam

      Ndonje prononcim per kriminelet qe jane jashte dhe emertojne kuadro, apo jeni busy

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje