Vrasja e "mikut" të Saimir Tahirit- Ngjarja që ngjiti ne “fron” një “mbret” të ri kumari

28 Shtator 2022, 09:21Kronika TEMA

Vrasja e "mikut" të Saimir Tahirit- Ngjarja që ngjiti ne

Kjo është historia e një prej personazheve më me influencë në botën e errët në dekadën e fundit.

Ervis Martinaj, njihet si prototipi i të ashtuquajturve biznesmenë që në fakt, biznesin kryesor kanë aktivitetet e krimit të organizuar. 

Prej 10 Gushtit 2022, ai u raportua i zhdukur nga familja. Por, fakti që ishte shpallur në kërkim për porositjen e një vrasjeje me pagesë të një tjetër bosi të krimit, ka mbajtur gjallë pistën e një inskenimi të mundshëm…

Sot, grupi hetimor ka në dorë disa biseda të interceptuara të cilat do ti zbardhim pak më poshtë.

Kjo është ngjarja që rrëzoi një mbret, dhe ngjiti në majë një mbret të ri kumari.

Në 23 Tetor të vitit 2013, fill pas nisjes së aksionit “Fundi i Marrëzisë” bosi i kazinove Elvis Doçi do të ekzekutohej në një atentat mafioz pranë “Komunës së Parisit”. 

Ngjarja, nuk ishte nga ato të zakonshmet. Viktimë kishte mbetur një prej miqve më të afërt të ministrit të Brendshëm të kohës Saimir Tahiri, njeriut që udhëhoqi aksionin “Fundi i Marrëzisë”. 

Ata që banonin pranë lulishtes në Komunën e Parisit, kishin pamje të zakonshme kafet thuajse të përditshme mes Doçit dhe Tahirit.

“Zoti Tahiri, cila ishte lidhja jote me Docin?” u shpreh Gent Strazimiri.

Doçi kishte shitur plot 400 makineta të lojrave të fatit tek një biznesmen i ri i quajtur Ervis Martinaj, një personazh që kishte nisur të bënte emër për lidhjet e forta.

Por, Martinaj ishte ndër të parët që u godit nga aksioni “Fundi i Marrëzisë” pasi 400 makinetat që bleu iu sekuestruan.

Ai dyshonte se viktima, Elvis Doçi, kishte dijeni për këtë operacion ndaj edhe ia shiti makinetat.

“Për gjithë kë do ishte dyshuese se Elvis Doci i ka bërë një rrengë shokut të vet. Në momentin që ka marrë vesh ndoshta nga miq të vetë mbase në politikë që lojrat e fatit do mbyllen. 

Martinaj nuk e kishte këtë informacion, ai ja shiti të gjithë biznesin atij duke ditur që dëmi do i shkonte i gjithi Ervis Martinajt” u shpreh gazetari, Ferdinand Dervishi.

5 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Biznesmeni kryesor i pashpallur i aktiviteteve te krimit të organizuar eshte i biri i Sali Berishes, pse Arben Llalla nuk e merr ne pyetje?!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ethem Lalaj

      Bandat e drogës u krijuan që në 92 nga PD,Më sëpari në Qarkun e Beratit,ku në urën Vajgurore banda e PD vrau 5 polic dhe që sot ndodhen në Kanada.Mandej Droga u ligjëruar nga S.B në LAZSRAT dhe që Luli e vadiste me bote e komunales. -S.Tahiri shëmbi LAZARATIN,futi në burg PROFESORËT SALIST TË DROGËS,por drejtësia e Saliut 92 i nxori nga burgu për ta shtrirë drogën në 60 % të vëndit dhe që duheshin 1.500.000 polic..! Kështu,S.Tahiri u bë viktimë e Lazaratit që la PD-në pa €,$ dhe që Salizmi u hodh kundra 3 ministrave të brëndshëm të PS.Ndaj FATKEQSIA KOMBËTASE E KA EMRIN SALIU VIÇIDOLI..!

      Përgjigjjuni
      1. T
        TRAPA JANE.

        A ma shpjegon dot njeri,Pse eshte miku i Sajmir Tahirit?KJO ESHTE PERPJEKJE per te njollose sa me shume nje te pafajshem,te denuar padrejtesisht nga prokuroret dhe gjukatat e padrejtesise.Ndiqni cthuhet per Ervis Mattinajn dhe Konkluzioni per korrupsionit e thelle ne organet e pakorigjueshme te drejtesise.Ato duhen shkrive dhe te kerkohet nga BE dhe SHBA te bien juriste per te bere drejtesine ne shqiperi.Ndryshe kriminelet te pafajshem dhe te pafajeshmit ne burg.Drejtesia ,si rroge e kalbùr.

            Lini një Përgjigje