Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.
39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici, të siguruar nga gazetarja Dorjana Bezat, është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.
“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.
Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.
Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Çfarë vepre e rëndë penale?! Gazetarja disponon me të dhënat e hetuesisë A ka shtet këtu?
Këta janë njerzë primitiv, islamike që nuke bëhën njerze kurrë. Edhe në vitin 2024, vrasin për lidhje dashurije. Kafshë barbarë pa bës pa asnjë lloje kodi njerzorë.
Po ti, qe shkruan me kembet e pules, cfare je?! Ne cdo tre fjale njeren e ke sharje... goxha qyteterim!
Ja deri ku shkojne spiunat brenda dhomes se hetuesise, ja kalojne fajin viktimes per kete akt dhe e shperndajne biseden