Vrasja në Shkodër, policia njoftim zyrtar

18 Shtator 2022, 21:26Kronika TEMA

 

Vrasja në Shkodër, policia njoftim zyrtar

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas “uniformave blu”, Erjon Xhenja, 19 vjeç ka mbetur i vrarë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

4 Komente

  1. L
    L

    Do dale ndonje.komentues I Rames t na thote bravo policia..per punen e shkelqyer.. Kesaj rradhe te pakten policia e Ka gjet viktimen.. E NE jemi beri si kolumbia a ja qr

    1. B
      Beni

      Jeni ne terezi more njerez?Vrasje nuk ndodhin ne cdo minute qe policia te ruaj njerezit nga prapa ! Ate mentalitet kemi dhe ate feste do marrim

      1. E
        Emigranti

        Nuk ta ka fajin vec Edi Rama jo. E kane fajin te gjith qe kan drejtu vendin qe nga 92 me ne krye qelbesiren dhe tradhtarin e betuar Sali Berisha. I prishi edukimin ketij vendi dhe I shkatarroj shkollat dhe kjo eshte korrja qe del, vrit, vidh, Droga...

        1. S
          Selaj

          E vrane dhe nje femije familja lici turp zoti e denoft

          Lini një Përgjigje