"Nuk është spiune dhe nuk e meriton të dënohet", çfarë po bëjnë miqtë e ruses së arrestuar për spiunazh në Gramsh

18 Shtator 2022, 12:14Kronika TEMA

"Nuk është spiune dhe nuk e meriton të dënohet",

Miqtë e Svetlana, ruses që hyri në bazën ushtarake në Gramsh, vazhdojnë të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, se ajo është e pafajshme si dhe kërkojnë para për të paguar avokatin.

“Ne jemi në kontakt me avokatin e Lanës, Isuf Shehu po merrem me çështjen. Me miqtë e Lanës, arritëm të bënim pagesën e parë të avokatit, kanë qenë një ndihmë e madhe. Kemi vendosur të krijojmë një fond globalisht, na duhen para për avokatin. Platforma gofundme na ka bllokuar 4 mijë eurot që u mblodhën,” – u shpreh Maria Passer.

Ajo hedh poshtë lajmet se po bashkëpunojnë më mediat në Shqipëri. Passer thotë se është e vetmja mënyre për ata që të thonë anën tyre të historisë.

“Kemi vendosur të ndihmojmë Lanën, unë dhe disa miqtë e saj dhe një ndër gjërat që po bëjmë është komunikimi me mediat. Ne kemi kontaktuar dhe me media të huaja, si ruset dhe të tjera. Ne e dimë që nuk është spiune, nuk e meriton të dënohet për diçka të tillë,” – u shpreh ajo.

Ata besojnë se shumë shpejt mikja e tyre do të lirohet dhe së bashku të vazhdojnë të bëjnë atë që dashurojnë më së shumti.

 

2 Komente

  1. L
    Lani

    Po ç’ke që kruhesh moj vajzë me këtë lloj hobi?

    1. E
      Emil

      Mos na nxirni me opinione rusesh ose prinderish. Cfare prisni me thone shoqnia ose prinderit, qe jane spiune. As qe duhet me i mare parasysh cfare kane me thone ruset ne pergjithesi. Ata vetem me rrejte dine. Ata kane 6 muaj qe flasin per operacion special ne Ukraine. Ne Krime tha qe uniformat mund ti bleshe ne cdo dyqan. Nuk jane forca ruse qe bene aksionin ne Krime. Ju lutem mos na botoni me opinione ruse, se i kame disa ne pune dhe e di se si mendojne.

      Lini një Përgjigje