Vritet me plumb në kokë shqiptari në Maqedoninë e Veriut

18 Shtator 2022, 09:30Kronika TEMA

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Maqedoninë e Veriut

Një 28-vjeçar është vrarë mbrëmë në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit dhe i riu është qëlluar me armë zjarri.

Siç raportohet, 28-vjeçari që ka humbur jetën quhet G.A. I riu është qëlluar me armë në kokë para shtëpisë së tij, policia vendase po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë.

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti iu nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.

3 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Ja qe te çpon plumbi edhe kur je kaq i palestruar. Gjynaf se qenka i ri.

    1. R
      Raimond vlonjati

      E kane vrare ata sllavet maqedons , ata jane rrace e piste Te marrin hak shqiptaret atje

      1. V
        Vlora

        O Rajmut vlonjati, po sa shpejt e more vesh se kush e kishte vrare a i vrare! Ngele duke bere fallxhorin ne çdo koment me fantazine tende te semure!

      Lini një Përgjigje