Misteri rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, krerët e lartë të Policisë së Shtetit zhvillojnë takim të “fshehtë” në SPAK

18 Shtator 2022, 12:50Kronika TEMA

Misteri rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, krerët e lartë të

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit të policisë Jeton Lami ka detyruar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme.

Takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit në ambientet e SPAK. Burimet bëjnë me dije se Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi qe ndihmonte Martinajn të lëvizte i lirë në kohë që ishte në arrati, është transportuar nen masa te rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit ne Lezhe, drejt burgut 302 ne kryeqytet, raporton abcnews.al.

Kur ka kaluar me shume se një muaj nga denoncomini familjareve se kane humbur kontaktet me Ervis Martinaj.

Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij. Burimet bëjnë me dije se, drejtuesit e policisë kanë kërkuar qe dosja për zhdukjen e Martinajt te transferohet nga prokuroria e Laçit ne prokurorinë e posaçme.

1 Komente

  1. B
    Beni

    Duhen arrestuar gjyqtaret qe lirojne kriminelet nga burgu dhe I riciklojne

    Lini një Përgjigje