Vrau babain dhe e hodhi në pus, fqinja: Enveri do të martohej së shpejti…

4 Shtator 2024, 17:53Kronika TEMA
Vrau babain dhe e hodhi në pus, fqinja: Enveri do të martohej së

Fqinja e familjes Balla, ku djali i vogël i shtëpisë, Esmerald Balla, vrau babanë e tij, Enver Balla, e më pas e hodhi në pus, ka folur për A2, duke treguar se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë konflikt në këtë familje.

Madje, ajo shtoi se viktima së shpejti do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë konflikt në atë familje, fëmijët u martuan dhe vetë Enveri do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur. Më tha që do të gjente një grua për shtëpi. Mund të ketë më shumë se dy javë që nuk e kemi parë”, thotë fqinja.

“E dinim që nuk kishte ardhur në shtëpi, e kishte hapur fjalën djali i tij. Na tha që babai ka humbur”, shton fqinja.

Lini një Përgjigje