Enedio Guri, 14 vjeç, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij Erald Xhejo, raportohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, gjë që deri tani ka penguar marrjen e tij në pyetje nga grupi hetimor.
Sipas raportimeve pritet që sot në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Sipas raportit të ekspertizēs mjeko-ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.
Pas krimit, autori ka tentuar tē largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur, duke penguar hetimet.
Sherri ka nisur për motive banale të tipit “pse më shikon dhe më shan”. Kishte të paktën disa muaj që dy të miturit kishin fërkime për diskutime të tilla.
Në prangat e policisë ka rënë 14 vjeçari E. G, babain dhe xhaxhain e tij Edison dhe Roland Guri, një 34 vjeçar Flori Çela gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Në pranga ranë dhe 4 të mitur të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Lini një Përgjigje