Vritet Entjan Nikulaj, 40 vjeç, në një atentat të ndodhur në Lezhë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi Entjan Nikulaj, ju informojmë se: Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës”, konfirmoi policia në një informacion për mediat.
Fillimisht 40-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Atentati ndodhi rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.
“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga Entjan Nikulaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin. Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, thuhej në njoftimin e parë të Policisë së Lezhës.
Entjan Nikulaj është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 Prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.
Ndërkohë, më 19 korrik po të këtij viti, i ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë mbeti Nikolin Lekstakaj. Entjan Nikulaj, ishte një prej personave të dyshuar në këtë ngjarje.
Bravo ka lezet ikin nhe nga nje kta derra .
Nale zot me t mira
Xhepisti gjate thoshte kokat hengshin. Jam dakort
Cdo vrasje eshte mekat ! Zoti vetem Zoti i lihet ne dore Jeta .
Na plasi trapi per keta mbeturinat, ngelet duke na i nxjerre ne lajme, ka plot tema me interesante o gazetar