“Western” mes policëve në Tiranë, qëllojnë njëri-tjetrin në komisariat

23 Maj 2022, 22:15Kronika TEMA
“Western” mes policëve në Tiranë, qëllojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Dy efektivë në Komisariatin 3 janë përplasur me armë dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur rëndë.

Nderron jete polici

Ka ndërruar jetë polici, i cili u qëllua me armë nga kolegu i tij në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Çaush Saliasi, efektiv i patrullës ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit 3 në kryeqytet, i cili u kthye në skenë krimi.

Autori Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi. Ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

6 Komente

  1. s
    salih krykrimineli i shqipnise

    po s'u zhduk ai s'ka qetesi ne shqipni .ai o menaxhuesi i krimeve ne shqipni

    Përgjigjjuni
    1. s
      spartak

      Po mër Artan djali, po . Shpreso të mos ketë pasoja , por nuk qëllove në shenjë , se polici vdiq . Çudi si të lajmërojnë ty , e të sjellin dhe video , apo edhe asaj Klodiana Lalës, pa u ftof fare ja tefterosin prokurorët dhe policia gjygjësore fije e për pe gjithë dinamikën e ngjarjeve kriminale si dhe akuzat që i përfshijnë të implikuarit . Përherë, për shumicën e vrasjeve apo përplasjeve me armë, policia ka deklaruar shpejt e shpejt se kemi të bëjmë me larje hesapesh midis bandave . Populli e din mirë , se hajdutët , kur nuk i del hesapi , fillojnë e kacafyten me shoj shoqin . Këtë javë çfarë monstruozitetesh nuk na keni servir, aq sa vrasja po quhet punë , profesion i lirë në këtë lloj sistemi . Po për këtë të ndodhur sot në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.3 , a mos nuk do deklarojnë se ishte larje hesapesh . Gledis NANO . Si e keni lëshu policinë yrysh duke abuzu sa më s'ka në kurriz të popullit , rezultantja kjo do jetë . Ka hy abuzimi e hajdutlliku në trupën policore sa që, dhe nga njëherë detyrohen me la hesapet , si sonte . Prit, prit, se kjo s'do ketë të ndalur . Merr patentat e jepi prap me ryshfet e pare . Mbyti me gjoba të larta , me të cilat dhee po abuzohet , ndërkohë, që vdekjet, plagosjet e sakatimet jo që nuk po zvoglohen , se për t'u ndal harroje, por dita me ditë po shtohen . Kap me drogë e parcela e shpia bari përditë e më shumë , pra, kur nuk ndalet por shtohet ka abuzim e korrupsion . Vrasjet nuk ndalen dhe tashti që vjen stina e Verës lahen hesape të reja e të vjetra pa i bo syri tërr askujt, madje duke shti me breshëri ku t'i dali në shteg , në rrugë, në lokale apo kudo pa u merakos se vriten e plagosen dhe të tjerë të pafajshëm . Prokuroia , policët gjygjësorë , policët rrugorë e deri nga ato policët ma të fundit nëpër burgje fërkojnë duart . Ato mbushin xhepat dhe gjendja e sigurisë së jetës dhe rendit dita që vjen po bëhet më e keqe e më alarmante . Mbi të gjitha , i plasin nëpër burgje ku duhet me i mbajtë edhe me bukë, ushqim, ruajtej , e shpenzime ditore rreth 50 Euroshe nga populli e taksat e tij , të cilit ti polici, gjithnjë e më pak po i del në mbrojtje, e gjithnjë e më shumë po e mbyt dhe terrorizon me gjoba e dhunë . REZULTANTJA : Larje hesapesh dhe midis policëve .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani

        O Zot i madhe çfare ështe duke ndodhur kështu ??? Me shoqrine Shqiptare dhe kombin Shqiptare! Kure edhe Policet vrasin njëri tjetrin dhe tallin njëri tjetrin. Kure ne i paguajme nga taksat tona dhe demek i arsimome??? dhe i trajnome?? pikrisht për të ndaluar vrasjet, sharjet, talljet, dhe bullizmin. Por me sa duket çdo njeri në Shqiprie dhe çdo instututsjone kane marre shemulle nga Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta? Se pse nga keta 3 persona dhe nga shumica e politikanve degjone veq sharje ,fyrje, tallje, dhe bën dhune dhe vjedhje. Me vjen shume keq edhe për atë djalin që eshte veq 25 vjeq dhe do e kaloje gjith jeten.në burg.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Politika e kanabizmit te Shqiperise prej Rilindjes. Ka 7 vjet qe ne polici jane futur drogaxhinj,kriminel,hajduter.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Barrelmbajtesi mantelbardhe bashkepenembajtes

          Bravo cunat e Rames. Policia qe duam.

          Përgjigjjuni
          1. d
            drilon

            Nuk e di si veprohet per per pranimin ne polici a ju bejne ndonje vizite te neurologu, a ju bejne ndonje ezhe, a pyetet shkolla, shoqeria apo komshinjte se si ka qene nga trute e kokes sepse ka plot polic qe reflektojnepa qendrushmeri mendore.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje