
Në seancën e kësaj të hëne ndaj Talo Çelës i akuzuar për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, avokati mbrojtës i tij, pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë për kryerjen e grabitjes.
Sipas avokatit një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri.
Sipas mbrojtësit të Çelës, për të vërtetuar këtë ai kishte dhe një rezonancë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.
Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitar bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çala, që dyshohet se dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klienti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes.
Seanca u shty në date 7 qershor, ku do të vendoset nëse do pranohen apo jo kërkesat e avokatit mbrojtës të Talo Çelës.
Kujtojmë se në grabitjen e Rinasit u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport.
Avokatet, raca me e ndyte qe jeton ne Shqiperi
i di shteti te gjitha mos u merakosni puna eshte se kush e ha e kush fiton ne loje me lojtaret e shtetit, me kte rast kta palloshat u perdoren tani ribehet serish loja do dalin vrases dhe gangsterra te tjere....po kjo policia e shtetit si si ndalon kto makinat e shtrenjta qe thyejne rrregullat rrugeve e shtypin njerez si duket i kane shoke njesoj si ne kohen e sali berisehs kane nderruar shoket ju qifsha shoket qe keni o politiqener vdekshi me buke ne goje