
Në disa momente ne seancen e sotme, ka patur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit. Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.
Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka patur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.
Ky i fundit dhe të gjithë të pandehurit e tjerë kanë kundërshtuar deklarimet e Dumanit, ndërsa Xhixha prej një viti ndodhej në burg nën akuzë për vrasje të dyfishtë.
Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, MCN mëson se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.
Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:
"Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur.
Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar".
1 shpull per te folur dhe 2 per te pushuar.
Asnjë kriminel nuk arritur dot moshën që të dalë në pension. Kokat e tyre hëngshin një sahat e më parë. Tani do kërcasin ca vrasje të tjera. Ca për hakmarrje, e ca tjera për të mbyllur gojën ndonjërit që di ca shumë gjëra të sikletshme. Prisni o prisni, skemi parë gjë akoma.
Cdo fillim e ka nje fund keshtu që mereni avash ketë punë djema!? Keni ngrenë kokat e njeri-tjeterit siq thoshte Rama (dhe mire keni bere) por keni marre dhe jet te pafajshme prandaj çdo gjë lahet në ketë dynja...
Pse e thotë Dumani nuk do të thotë që është e vërtet, pazaret ngrinte bajga për vrasjen e radhës. Por...por...por, me që më shumë se gjysma e "trimave,, çua ferrën dhe iku prokurori, hetuesi e polici çorbën e një kazani hanë. Mjerë polici i varfër që do të ushqej kalamajt se "kumandanti,, i ka bër pazaret.
Dumani ishte ushtari i sales ne spak po sot maloku lau duart me vrap nga ai…
C' nena i kane rritur keta perbindesha?
Prokuror Julian Zonja. Gjykates Artan Gjermeni. OPGj Shpetim Karakushi. Prokurore Anila Kalanxhi Papa. Gjykates Albert Meca. Sherbetore te krimit te organizuar. Te korruptuar deri ne palce. Milionere duke u paguar nga krimi dhe duke bere padrejtesi ekstreme.
Po te ishte ne doren time ne zift te nxehtë do ti fusja një e nga një kurse prindërit që i kanë dhënë kombit shqiptar këta monstra do ti dergoja gjithë jeten ne Qaf Bari të punonin në mirë falas siq bënte dikur Enver Hoxha.
Komenti me me vlere!
Si gra llafazane keto imagjino qe me ca jane marre hahaha