
Urdhër arrestet e fundit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë trazuar ujërat social-politike në Shqipëri, pasi përfshijnë emra shumë të lakuar të botës së krimit.
Një prej tyre veçanërisht, është emri më i përmendur i çastit dhe ai më i akuzuari e më i kërkuari nga SPAK: Talo Çela.
Çela ka qenë prej vitesh ndër emrat më të lakuar në botën e krimit në vend.
Në aktakuzën e SPAK, ai përmendet për nëntë krime, që prej vrasjeve, deri tek vjedhjet.
Dëshmia e ish-mikut të Talos, Nuredin Dumanit, pasi ky i fundit u kap në flagrancë në Fier, pikërisht pas një atentati të kryer në Elbasan ndaj Çelës (siç mendohet), e ka bërë figurën e më të kërkuarit nga SPAK të vihet në gojën e në titujt e të gjithë mediave.
Një ndër krimet e para për të cilat ai përmendet, është vrasja me paramendim e Fatmira Habili (Dedaj) në 14 shtator 2013.
Këtë të fundit, Çela (sipas deklaratës së Dumanit), e ka vrarë duke e kapur në garazhin e shtëpisë së saj. Më pas, ai e ka rrahur e më tej e ka prerë në qafë me një thikë. Gjithçka, për t’u bërë të dukej si një tentativë grabitjeje e shkuar në fatalitet.
Një tjetër ngjarje është ajo e vrasjes së shtetasit Andy Zylyfi dhe plagosjes së Ardit Uruçit.
Tjetër vrasje që sipas Dumanit e ka kryer Çela, këtë herë për arsye hakmarrjeje, është ajo e Arben Çetës, më 14 nëntor 2013.
Më pas, vijohet me disa vjedhje.
E para ka të bëjë me një vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasit Xhemal Liçi, në 19 dhjetor 2012.
Tjetër ngjarje është ajo e vjedhjes në dëm të Hamit Haxhisë, kryer më 11 shkurt 2013.
Katër vjedhje të tjera, të shtrira në kohë, i atribuohen po Talo Çelës, nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
Kështu, figura e ndërtuar rreth tij është kthyer në një mit të vërtetë në botën e krimit.
Dyshime ka edhe se Çela është pjesëmarrësi kryesor i vjedhjes së një shume të madhe parash nga një avion në pistën e Rinasit, pavarësisht se ai e ka mohuar çdo akuzë.
Megjithatë, një gjë, me ose pa pretendimet e Talo Çelës, është e ditur: Ai sot është njeriu më i kërkuar nga SPAK dhe ku ndodhet, nuk e di askush!
I me kerkuari nga Policia e Shtetit? Mendimi im eshte i me kerkuari nga bandat kriminale ky qafiri per vrasjet qe m'ban mbi shpatulla.. po ata qe e rrethojne do fusin plumbin sa te mbarojne € ose dikush tjeter paguan me shume per ta fshire nga faqa e dheut.. pasi po ta shikoni me kujdes nga shoke po hane koken njeri- tjetrit...pasi e kemi ne gjak ne shqipot ( shumica)pabesine dhe krimin.
Nuk kapet ky kriminel se dekonspirohet operacioni nga brenda policise dhe sherbimit sekret. Si u dekonspirua nga Lul Basha operacioni per pritjen e milionave ne Toyota Yaris dhe akoma nuk merret ky debil brenda dhe te tregoj kush ja solli dhe te ndiqet zinxhiri deri tek burimi i informacionit. Kur do merret SPAK me kete, kur te parashkruhet?
Lala po e kerkon me qiri. Te hapi syte se nuk ka per te four me. Po e kerkon supershteti ne Tr dhe kudo. Me mire dorezohu se ke lehtesira dhe hap syte cfare ha e pi.Je futur shume thelle dhe zor se del. Kujdes se po te kerkojne per te hequr qafe. Sueli dhe Kameri te bejne te fala
Ky eshte nje kriminel ordiner ,qe sot ose neser diku do ngeci ,po si t ia bejme ketyre krimineleve ne qeveri qe s ka perendi ti hetoje ,pastaj edhe keta duhen se kush do i beje punet e pista te qeveritareve
Keto tipa jane bandite dhe kriminele. Po mafia e vertete kur do kapet. Perse nuk guxojne te permendin emrat e mafies se vertete?
Keta jane te gjithe te skeduar nga polica . Por nuk do qe ti arrestoj sepse keta kane bashkepunuar ne aktivitete kriminale me policine , prokurorin,gjykatat dhe klasen politike. Nje parti e re politike dhe nje qeveri e re e krijuar prej saj me njerez te paster per 6 muaj maksimumi 2 vjet pastron vendin prej 'grupit te strukturuar kriminal' ne Shqiperi qe perbehet prej klases politike sistemit te drejtesise dhe disa varesesve me pagese.
E keni në Surel. Ha qershi dhe freskon bolet me sangria. Bën selfie me antitank dhe vret mizat me bisht.
Shoku i Taulant Ballës! Tao e përdori gjatë gjithë Fushatës Çelën i cili para gjatë e pas fushatës ka qënë ndihmësi kryesor i Taos!
Polici leshi qe merret vetem me gjobat e qytetareve dhe asgje tjeter.