A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?

20 Maj 2022, 18:16Kronika TEMA

A është Nuredin Dumani, një Tomasso Buschetta shqiptar?

Nga Ylli Pata

Që në orët e para të mëngjesit të së premtes, në mediat shqiptare u përhapën lajme se SPAK ka prerë 32 arreste ”VIP”-ave të krimit shqiptarë, si pjesë e një superoperacioni antimafie.

Ishte e çuditshme, që ndërsa operacioni ishte në zhvillim e sipër, përmendeshin emrat e atyre të cilëve gjykata i kishte prerë fletëarrestet, e kështu pritej krejt natyrshëm që ai që shikonte emrin e vet në televizion apo telefon, t’ja mbathte sa sytë këmbët.

E prej 24 orësh kemi thuajse të zbardhur, apo më mirë të themi të kopjuar direkt dosjen hetimore, që ka rezultuar të jetë një bombë e vërtetë.

Një rrëfim i hollësishëm i dy prej killerave më famëkeq të viteve të fundit: Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, që flet për disa nga ngjarjet më të tmerrshme kriminale të ndodhura në Shqipëri, dy tre vitet e fundit. E ku përmenden disa nga “figurat” më të njohura të nëntokës së krimit shqiptar.

Siç ndodh në këto raste, i penduari, pra ai që vendos të bëhet dëshmitar ligjor i drejtësisë, në këmbim të zbutjeve penale që ofron ligji, tërhiqet në momentin më ekstrem apo pa zgjidhje të “aktivitetit” të tij.

Një i penduar, bëhet një person që nuk ka asnjë rrugë tjetër zgjidhje, pasi përndryshe do të vijonte aktivitetin në botën e nëntokës siç ka bërë në të shkuarën.

Edhe Dumani, ka folur që në ditën e parë e arrestimit të tij muajin e shkuar kur u arrestua në Fier.

Një operacion spektakolar i nisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, më 29 mars, ku siç duket me një intuitë dedektive tepër të fortë, ka vepruar menjëherë sapo ka marrë vesh për shkëmbimin e zjarrit në kthesën e Cërrikut ku është plagosur Nuredin Dumani.

Nëse Dumani dhe Hoxhaj nuk do të tërhiqeshin menjëherë në momentin e arrestimit si bashkëpunëtorë, ka gjasa që gjithçka të dështonte, pasi përgjithësisht kështu ndodh në këto raste. Fiton ai që ka me vete faktorin kohë, nëse kalojnë sa më shumë minutat apo orët, mundësia për të arritur sukses shkon drejt zeros.

Të nesërmen e arrestimit të Dumanit, ka sërish një “triller” që u shoqëria nga lajmet e shpërndara, ku u hodh mundësia e pendimit të killerit më të njohur të momentit në Shqipëri. Një 

dalje informacioni që normalisht dëmton në procesin hetimor.

Gjithsesi, meqe kemi të bëjmë përveçse me një operacion të rëndësishëm antikrim, por edhe një histori që tërheq publikun që shikohet nga audienca e rrëfimeve nga kjo ngjarje, shkon si tangente analogjia e Nuredin Dumanit, me të penduarin më të famshëm të botës, siçilianin Tomasso Buschetta.

Bushçetta, i arrestuar në Brazil për trafik droge në vitin 1983, një vit më pas pranoi të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Një operacion që ka një bashkëautorësi prej Prokurorisë Antimafia të Palermos dhe asaj të New York-ut. Tre miqtë e ngushtë: Giovani Falcone, Rudy Giuliani dhe Louis Freah, që hetonin prej vitesh Cosa Nostra-n e Palermos dhe të New York-ut, arritën të kuptonin se një i penduar do të ishte kyçi për të çuar në gjyq bosët e mëdhenj të mafias më famëkeqe në botë.

Buschetta pranoi të rrëfehet vetëm nëse atë e pyeste vetë Giovani Falcone. Personi tjetër që ka mbajtur kontakt me të, ka qenë Gianni di Genaro, një oficer me integritet policie, i cili kishte punuar ngushtësisht me Falconen në disa hetime ndaj Cosa Nostra-s. Di Genaro, arriti të bindë Buschetta-n gjatë rrugës me avion se nuk kishte rrugë tjetër përveç bashkëpunimit.

Tommaso Buschetta-s, krerët e Cosa Nostra-s siçiliane të atyre viteve, e që ishin korleonezët e Totto Riina-s i kishin vrarë e masakruar thuajse të gjithë familjen e tij.

I penduari më i rëndësishëm i të gjitha kohërave foli përpara Giovani Falconne-s në një sallë të vogël kazerme të Carabinieri-së italiane për 45 ditë rresht nga mbi 10 orë në ditë. Shënimet përveç stenografit i ka marrë edhe vetë Falcone, i cili i ka ruajtur deponimet me një fshehtësi të madhe. Me ato deponime, Buschetta ka rrëfyer 40 vjet nga jeta gjakatare e mafia-s më të fuqishme në botë, Cosa Nostra-s siçiliane.

Me atë deponim, u arrit të bëhej “Maxiprocesso i Palermo-s”, ku në një sallë, në një dosje, në një trup gjykues, u gjykuan dhe dënuan 475 mafiozë, përfshirë edhe të gjithë krerët e Komisionit të Cosa Nostra-s, përkatësisht bordit drejtues së mafias që kontrollonte miliarda dollarë.

Përveç krerëve të Komisionit të Palermo-s, Buschetta, ndihmoi për operacionin e famshëm Pizza Conections në New York, ku prokurorët Giuliani dhe Freah arritën të arrestojnë krerët e Cosa Nostra-s në SHBA, e cila për 4 vjet kishte futur në 

Amerikë 1.65 miliard dollarë heroinë nga Azia.

Dëshmitë e të penduarit treguan mekanizmin, mënyrat, emrat, investimet dhe lidhjet politike të mafia-s italiane, që provokuan më pas uraganin e tmerrshëm, i cili solli edhe vrasjen e vetë Giovani Falcone-s dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Paolo Borselino-s, por edhe arrestimin e Toto Riinas, Bernardo Provenzanos- dhe krerëve të tjerë të Cosa Nostra-s, si dhe një numri të madh kolonelësh, ushtarësh e ndihmësve të mafia-s, por edhe politikanë, zyrtarë e nëpunës, oficerë policie, ushtrie dhe punonjës të shërbimeve sekrete italiane.

Falcone e Borselino, nuk kishin një ambjent miqësor si në gjyqësorin Italian apo në qeverisjen e vendit. Përkundrazi i kanë kundërshtuar e luftuar, por ata arritën të bindnin përveç të tjerave edhe publikun që Italia duhej të ndahej nga krimi i organizuar. Vetë Falcone shkonte shpesh në shkolla e universitete për të folur me të rinjtë, ku i shpegoi se të jesh mafioz nuk është jo vetëm një “zanat” i ndershëm, por as i leverdisshëm, pasi përfundimi nuk është i mirë as edhe për ata që fitojnë më shumë e janë krerë të organizatës.

Siç e vërtetoi edhe fati i Nuredin Dumanit, i cili për disa vite u kthye në mit, konsiderohej si “fantazma” e krimit që vriste këdo kishte në objektiv sipas pagesës.

Dumani, apo edhe Hoxha, e dinin se ç’fat i priste, por ka diçka që i ka bindur ata që të bëheshin të penduar. Dhe të rrëfenin menjëherë vetëm një pjesë të kapitullit të madh të “ferrit” që kanë administruar. Nuk do të pendoheshin asnjëherë nëse në drejtësinë shqiptare nuk do të kishte një “erë të re” që u nis nga reforma në drejtësi, e cila ka nxjerrë SPAK.

Krimi ka intuitën më të fortë për të nuhatur çka ndodh brenda prokurorisë dhe policisë. Operaionet e zhvilluara kohët e fundit, edhe në bashkëpunim të ngushtë me DIA-n italiane dhe Europol-in ku janë kapur kapo të rëndësishëm të narkotrafikut, janë natyrisht shembuj që e ngulfatin mafia-n që të kenë frikë reagimin e shtetit.

Tashmë është bërë publike bllokimi në të shkuarën për të tërhequr në bashkëpunim njerëz nga krimi. Është publikuar deklarata e një të penduari të rëndësishëm që ka thënë se ai donte të bashkëpunonte që herët, por atë e ka ndaluar ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Letra e të cilit drejtuar prokurorëve që të mos e pranonin bashkëpunimin e tij është edhe zyrtare.

Megjithatë, duket se  rrëfimet e Nuredin Dumanit, janë vetëm maja e ajsbergut. Meqë ai ka pranuar të dëshmojë, le të tregojë të gjitha talpat e krimit brenda policisë, strukturave të shtetit, apo edhe në sfera të tjera të pushtetit e politikës.

Paratë, investimet lëvizjet monetare e infrastrukturore të kapitaleve miliardëshe të narkotrafikut, janë natyrisht ai “hop cilësor” që do ta bënte Dumanin një “Buschetta”. Por për të ardhur në këtë pikë, natyrisht që nuk do t’I vijnë në kokë “idetë” vetvetiu të penduarit të krimit, kërkon t’i bëhen pyetjet e duhura, e në mënyrën e duhur…

Siç po shikojmë nga dosja e publikuar këto ditë, ka të dhëna të forta që bashkëpunëtorët e drejtësisë janë vrarë e masakruar në të shkaurën pa asnjë mëshirë, edhe kur kanë qenë gra, kurse policia e drejtësia nuk ka luajtur as gishtin e vogël. Vetëm kaq nuk është pak si model i parë i funksionimit të reformës në drejtësi, që kaq shumë është penguar e sulmohet vazhdimisht…

TemA

 

8 Komente

  1. G
    Goni

    Qenke nje palle pate komunist ne 2022 nga fitorrja ne fitorrje .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardhyli nga Kosova

      Edi Rama ende po shpreson për Ballkanin e hapur, pavarësisht se Gjukanoviqi e kundërshtoi kryeministrin Abazi plotësisht nga Prishtina, ndërsa Vjosa Osmani, e shpjegoi edhe një herë, se projektet që i hapin rrugë ndikimeve ruse nuk kalojnë. Si mund të flitet për lëvizje të lirë në Ballkan, kur shqiptarët brenda Kosovës ende nuk mund të lëvizin në veri, pikërisht sepse Vuçiqi dhe Serbia i mbajnë strukturat paramilitare dhe kriminale në veri. Aq të paprekshme janë këto struktura, sa policia e Kosovës e ka të vështirë të lëvizë në veri pa blinda. Pak javë më parë pesë ditë ishin cak i sulmeve të armatosura dhe me mjete të tjera, policia e Kosovës. Për ta vazhduar marrëzinë e tij më tej, realizimin e këtij projekti të rëndësishëm pro serb, kryeministri Rama, doli para gazetarëve në Tiranë bashkë me Presidentin e Këshillit të KE-së, Charles Michel, duke avokuar edhe njëherë për Vuçiqin, se Ballkani i hapur është projekt, i patejkalueshëm. Por, si duket askush në takim me media nuk pat kush ta pyeste se si u bë që Charles Michel të darkonte privatisht me Vuçiqin, madje duke shpalosur një afri aq të madhe, sa që të dy ishin bërë kuzhinierë të njëri-tjetrit, duke përgatitur qebapë në prush. Pra, tashmë në lojë na shfaqet edhe një aleat i Ramës, me ndikim, Presidenti i Këshillit të KE-së, Charles Michel. Në kohën, që Perëndimi po bën thirrje, se ata që nuk janë me Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, janë mbështetës të ligësisë, dhe se Serbia duhet t’i jap fund ‘neutralitetit’, ajo po e bën të kundërtën. Përveç se nuk po ndëshkohet Serbia, drejtuesit e saj, po ‘ëmbëlsohen’ me qebapë duke i pjekur në prush, ashtu siç kanë bërë për disa shekuj serbët me trupat e mijëra shqiptarëve, që pasi i vrisnin me tortura edhe i digjnin, pa krematoriume. Kështu ndodhi edhe në luftën e fundit. Kështu po bën Rusia në Ukrainë, e njëjta sjellje, e të njëjtës racë, me të njëjtat projekte! Me kë është Michel-i, me Ukrainën e Zelenskin, apo me Rusinë dhe Putinin?! Duke qëndruar në anën e Vuçiqit, ai patjetër se është edhe në anën e Rusisë. Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në Europë, dhe i vetmi vend kandidat për në BE, që po e refuzon në mënyrë kategorike vendosjen e sanksioneve. Dhe pikërisht me këtë drejtues të KE-së, Edi Rama ka zgjedhur t’i bëjë presion Kosovës dhe t’i mbajë leksion se si duhet të sillet me Serbinë. Rama dhe Micheli, neve po na kërkojnë t’i harrojmë krimet e Serbisë, gjenocidin, etnocidin, kulturocidin, përpjekjet për shfarosje të shqiptarëve, që këta të hanë lirshëm qebapë me njeriun që e mësonte Millosheviçin, si ti luftonte shqiptarët derisa ne të mos ekzistonim më. Me deklarimin se procesin e Berlinit nuk mund ta implementojë Gjermania, ‘por ne’, Rama po tregon, më saktë po e shantazhan kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili i tha qartësisht gjatë pritjes në Berlin, se Gjermania nuk e njeh asnjë proces tjetër, dhe as që ka dashur të flasë për ‘Ballkanin e hapur”. Rama, herë në rolin e zëdhënësit të mendimit gjerman, herë në rolin e të fuqishmit-arrogant, po dëshiron t’i dëshmojë Gjermanisë se nuk mund të vendosë, për çështje për të cilat ai është dakord me Serbinë dhe satelit të saj. Për ta rritur vetëbesimin Rama e ka marrë mbështetjen personale të Presidentit të Këshillit të KE-së, Charles Michel. Por, siç kuptohet nga deklarata e tij, ai i ka dhënë mbështetje personale, jo pra institucionale, bindjen e tij: “unë personalisht e mbështes...”. Kjo nënkupton se Michel, e di qartë se “Ballkani i hapur” nga ka mbështetje nga BE-ja, nga fuqia kryesore e saj Gjermania, dhe në këtë rast nuk mund t’i jepte asnjë mbështetje më shumë, se sa për projektet e Ballkanit Perëndimor. Pra, këto qëndrime të Michel janë në kundërshtim të plotë me thirrjen e Josip Borellit, që nuk ka më asnjë kuptim, ‘neutraliteti’ ndaj brutalitetit të luftës në Ukrainë. Pra, me cilën anë të botës (historisë), është Edi Rama, a po e mbështet edhe Rusinë, duke e përkrahur e mbrojtur Serbinë? Kosova sapo i ka vënë sanksione të reja Rusisë. Shqipëria ende asnjë nuk ia ka shtuar, veçse një zotimi fillestar. "Kushdo është kundër Ballkanit të hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka deklaruar dje Edi Rama, duke iu kundërvënë presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit malazez Gjukanoviç. Rama, d.m.th. i kërcënoi në një mënyrë, duke ju thënë se nuk ndalet dot! Ndërkohë, që Rama ka hallet e veta, rënien ekonomike, krizën energjetike të pazgjidhur, disa hetime të hapura nga SPAK-u, ku ai është subjekt i pashmangshëm hetimi, Kosova vazhdon të jetë nën kërcënimin e bombave. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Keta jane thjeshte vrases vullgare,te poshter,natyrisht te rrezikshem.Keta jashteqitje e shqiptareve nuk kan lidhje me Bushetat e mafies.Prokuroret tane mund te perdorin te njejten teknike qe kane perdorur per mafiozet prokuroret italiane,kjo po behet,sepse ata nuk jane te penduar,thjesht kane mundesi te kene ndonje gje pozitive kur te marrin gjykimin perfundimtar,sepse e kane te qarte qe Dumanet e te tjere si ai,mund te marrin disa denime te perjeteshme .Ne fakt edhe ata me te organizuarit,kane perparuar jo me shume per zotesine e tyre sesa per vemendjen e paket qe ju kane dediku hetusit neper Europe e bote.Vitet e fundit,muzika po ndryshon,dhe ne fakt po bien di pula me shumice,pikerisht sepse ata kurre nuk mund te jene mafioze te mirfillte,kane nje mentalitet prej krimineli te rendomte,gjakatere e te dhunshem,dhe kjo per ne shqiptaret eshte pozitive, sepse nuk do i lene te bejne demet si i ben mafia e organizuar siciliane,sado te vazhdojne ti majmunizojne ata,perseri do te shpartallohen,nga prokurore e police serioze natyrisht,gje qe per mafiozet e vertet, shkalla e veshtiresise eshte shume here me e larta.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vili Pini Vili Pilli

          Gazetar, po munde nderroje atë mbiemer...po s'munde lere ashtu siq e ke që të vdesësh bashkë me të, biles ju'a lën edhe trazhgimni të patundeshme pasardhësve hahaha hihihi Gjithëkush e di se kush eshtë kreu i Meduzës...?! Pyetja eshte: Nga erdhen gjithë ato para...a po janë gjethe dushku... Perfundimi: Disa ushtarë u kapën kurse Bosët ikën, ose ma mirë me thënë i paralajmeruan të ikin, mirë e tha ish-kryeministri ne një intervistë, apo jo? Përshendetje kamikazëve...

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahiri (jo ministri i suksesshem)

            Nuk ka si te jene Dumanet ketu Buschettat shqiptare se ndryshe nga origjinali ne Itali qe bashkepunoi me Drejtesine, ketu ketyre Dumaneve i duhet te deklarojne vetem ato qe i dikton Pushteti.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Anri

              me keto krahasime na thyhen brinjet nga te qeshurit. Kush ju quan juve gazetar qe u befshit lemsh..

              Përgjigjjuni
              1. k
                kasemi

                Po ky Adriatiku perse na u denua per shperdorim detyre, por nuk u denua se shkeli ligjin duke mos pranuar bashkepunimin me nje te denuar? A ka dem me te madh qe mund t'i behet drejtesise, duke mos identifikuar e arrestuar kriminelet?

                Përgjigjjuni
                1. a
                  aspak

                  Me c'te drejte prokuroria mban prane saj nje gazetare ne sherbim te Saliut dhe Ilirit, duke i vene ne dispozicion dosjet e SPAK-ut qe ajo i ben lajme ne gazetat dhe portalet e opozites. Dhe pastaj thone doli sekreti hetimor.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje