I vdiq e shoqja dhe 2 fëmijët, kryefamiljari nga Bulqiza: I helmoi 30-vjeçarja, e kapën duke kryer marrëdhënie me një tjetër

20 Maj 2022, 16:34Kronika TEMA

I vdiq e shoqja dhe 2 fëmijët, kryefamiljari nga Bulqiza: I helmoi

Një tragjedi e rëndë ndodhur më 13 shkurt të 2020 në Ostren të Bulqizës u mori jetën 3 pjesëtarëve të familjes Tolaj, nënës Rajmonda, vajzës Rudina 18, vjeçe dhe djalit Fajtoni, 16 vjeç, ndërsa vajza tjetër, Merita 14 vjeçare, u transportua në spital e për fat të mirë arriti të mbijetojë.

Policia deklaroi në atë kohë se shkak për vdekjen e tyre ishte bërë rrjedhja e gazit.

Por ndërsa kanë kaluar rreth dy vite, kryefamiljari Ylber Tolaj zbulon detaje të reja dhe hedh akuza të rënda nga një 30-vjeçareje, që sipas tij ka qenë ajo që i ka helmuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Në një rrëfim ekskluziv për BalkanWeb, dhënë për gazetarin Enver Doçi, ai thotë se ndërsa bashkëshortja e tij ishte nisur për të shkuar në familjen prindërve të saj në fshatin pranë Ostrenit, në një zonë të pyllëzuar që e ka përshkruar me këmbë, ka parë 30-vjeçaren duke kryer marrëdhënie intime me një burrë, duke  u zbuluar kështu një lidhje jashtëmartesore që ata të dy kishin.

Ai rrëfen se vajza që ka mbijetuar i ka treguar se 30-vjeçarja në fjalë, pasi gruaja e tij i kishte parë në pyll, ka shkuar në shtëpinë e tyre tre herë brenda ditës, dhe ka qëndruar për rreth tre orë.

Ai i është drejtuar policisë duke kallëzuar këtë person, pasi dyshon se ka qenë ajo që i ka helmuar me qëllim që të mos zbulohej lidhja jashtëmartesore.

Kryefamiljari, i cili ishte emigrant në Greqi kur ndodhi tragjedia, është shprehur për gazetarin Doçi se dyshon se 30-vjeçarja i ka helmuar përmes ushqimit, por shton se dyshime ka dhe për persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar atë.

Tolaj thotë se as akuzave që ka bërë, e reja është thirrur vetë një herë për të dëshmuar, ndërsa tani sipas tij, ajo është larguar nga Shqipëria dhe ndodhet në Gjermani.

Por sipas tij, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim konkret, ndërsa tashmë kërkon që t’i drejtohet SPAK.

Unë isha në Greqi, atë natë fola me familjen, e pyeta çfarë bëjnë… Gruaja atë natë shkoi tek vjehrri im, pasdite nga ora 3

Sa larg është shtëpia e jote tek shtëpia e vjehrrit tuaj

Është zonë e pyllëzuar, mal?

Pak po, jo shumë. Bashkëshortja kishte shkuar nga shpia ime për poshtë dhe ishte takuar me një familje atje poshtë te prroi, dhe një goc e kishte marrë më pas në telefon kur kishte vajt nusja tek vjehrri dhe i kishte thënë të ‘shkoj të rregulloj telefonin tek shtëpia jote?’

Ju mendoni se bashkëshortja juaj ka takuar, (ka parë) dy persona që po bënin veprime të turpshme?

Po, po. Ky personi, femër, kishte shkuar më pas te shpia ime. Asnjëherë s’kishte vajt te shpia ime brenda, por kishin pirë kafe jashtë. Atë natë kishte shkuar në shpi dhe ka pirë kafe mbi tre orë. Në shpi ka gjetur gocën e madhe që ndërroi jetë, dhe gocën e vogël. Kur e kishte marrë në telefon gruan, ajo që pa në pyll, i kishte thënë ‘a të shkoj tek shtëpia jote të rregulloj pak telefonin’ , dhe nusja i kishte thënë mirë shko. Nusja nuk ishte në shpi se ishte tek vjehrri.

Kishte vajt kjo kishte nejt mbi tre orë, goca tregon, gocën e ka lënë Zoti që të jetë dëshmitare. Atë ditë që e ka parë në pyll, ajo ka shkuar tre herë tek shpi.

Mendova se shteti do punojë, shteti më duket asgjë nuk bën, kam qenë tek prokurori, e kam marrë shumë herë në telefon,  as telefonin se ka hapur, edhe ça të bëj unë nuk e di.

Unë kërkoj ta zbardhë shteti, ta marrë SPAK këtë ngjarje.

Kam humbur tre pjesëtarë të familjes, dhe vajzën e shpëtoi Zoti që t’i tregojë këto gjëra.

Në ditën e varrimit nuk mbaj mend kush ka qenë, ditën e tretë e thirra, se ashtu e kemi, nuk erdhi. Nuk vinte. Dyshova tek ajo. Më pas më tha goca që ka qenë një femër kështu kështu, dhe kur erdhi mami e pyeti mami, ndryshe i tha mamit ndryshe na tha ne, i thash pse s’me tregove më parë…

Nuk e di kush ka qenë personi, mashkull, që gruaja e ka parë atë ditë në pyll. Bashkëshortin e saj ia njoh.

Ka ik jashtë shtetit, ka qenë një herë në polici edhe se kanë thirr akoma. Pse se kanë thirr? Duhet ta thërrasin jo një herë por 100 herë…

10 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Edi Rama ende po shpreson për Ballkanin e hapur, pavarësisht se Gjukanoviqi e kundërshtoi kryeministrin Abazi plotësisht nga Prishtina, ndërsa Vjosa Osmani, e shpjegoi edhe një herë, se projektet që i hapin rrugë ndikimeve ruse nuk kalojnë. Si mund të flitet për lëvizje të lirë në Ballkan, kur shqiptarët brenda Kosovës ende nuk mund të lëvizin në veri, pikërisht sepse Vuçiqi dhe Serbia i mbajnë strukturat paramilitare dhe kriminale në veri. Aq të paprekshme janë këto struktura, sa policia e Kosovës e ka të vështirë të lëvizë në veri pa blinda. Pak javë më parë pesë ditë ishin cak i sulmeve të armatosura dhe me mjete të tjera, policia e Kosovës. Për ta vazhduar marrëzinë e tij më tej, realizimin e këtij projekti të rëndësishëm pro serb, kryeministri Rama, doli para gazetarëve në Tiranë bashkë me Presidentin e Këshillit të KE-së, Charles Michel, duke avokuar edhe njëherë për Vuçiqin, se Ballkani i hapur është projekt, i patejkalueshëm. Por, si duket askush në takim me media nuk pat kush ta pyeste se si u bë që Charles Michel të darkonte privatisht me Vuçiqin, madje duke shpalosur një afri aq të madhe, sa që të dy ishin bërë kuzhinierë të njëri-tjetrit, duke përgatitur qebapë në prush. Pra, tashmë në lojë na shfaqet edhe një aleat i Ramës, me ndikim, Presidenti i Këshillit të KE-së, Charles Michel. Në kohën, që Perëndimi po bën thirrje, se ata që nuk janë me Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, janë mbështetës të ligësisë, dhe se Serbia duhet t’i jap fund ‘neutralitetit’, ajo po e bën të kundërtën. Përveç se nuk po ndëshkohet Serbia, drejtuesit e saj, po ‘ëmbëlsohen’ me qebapë duke i pjekur në prush, ashtu siç kanë bërë për disa shekuj serbët me trupat e mijëra shqiptarëve, që pasi i vrisnin me tortura edhe i digjnin, pa krematoriume. Kështu ndodhi edhe në luftën e fundit. Kështu po bën Rusia në Ukrainë, e njëjta sjellje, e të njëjtës racë, me të njëjtat projekte! Me kë është Michel-i, me Ukrainën e Zelenskin, apo me Rusinë dhe Putinin?! Duke qëndruar në anën e Vuçiqit, ai patjetër se është edhe në anën e Rusisë. Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në Europë, dhe i vetmi vend kandidat për në BE, që po e refuzon në mënyrë kategorike vendosjen e sanksioneve. Dhe pikërisht me këtë drejtues të KE-së, Edi Rama ka zgjedhur t’i bëjë presion Kosovës dhe t’i mbajë leksion se si duhet të sillet me Serbinë. Rama dhe Micheli, neve po na kërkojnë t’i harrojmë krimet e Serbisë, gjenocidin, etnocidin, kulturocidin, përpjekjet për shfarosje të shqiptarëve, që këta të hanë lirshëm qebapë me njeriun që e mësonte Millosheviçin, si ti luftonte shqiptarët derisa ne të mos ekzistonim më. Me deklarimin se procesin e Berlinit nuk mund ta implementojë Gjermania, ‘por ne’, Rama po tregon, më saktë po e shantazhan kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili i tha qartësisht gjatë pritjes në Berlin, se Gjermania nuk e njeh asnjë proces tjetër, dhe as që ka dashur të flasë për ‘Ballkanin e hapur”. Rama, herë në rolin e zëdhënësit të mendimit gjerman, herë në rolin e të fuqishmit-arrogant, po dëshiron t’i dëshmojë Gjermanisë se nuk mund të vendosë, për çështje për të cilat ai është dakord me Serbinë dhe satelit të saj. Për ta rritur vetëbesimin Rama e ka marrë mbështetjen personale të Presidentit të Këshillit të KE-së, Charles Michel. Por, siç kuptohet nga deklarata e tij, ai i ka dhënë mbështetje personale, jo pra institucionale, bindjen e tij: “unë personalisht e mbështes...”. Kjo nënkupton se Michel, e di qartë se “Ballkani i hapur” nga ka mbështetje nga BE-ja, nga fuqia kryesore e saj Gjermania, dhe në këtë rast nuk mund t’i jepte asnjë mbështetje më shumë, se sa për projektet e Ballkanit Perëndimor. Pra, këto qëndrime të Michel janë në kundërshtim të plotë me thirrjen e Josip Borellit, që nuk ka më asnjë kuptim, ‘neutraliteti’ ndaj brutalitetit të luftës në Ukrainë. Pra, me cilën anë të botës (historisë), është Edi Rama, a po e mbështet edhe Rusinë, duke e përkrahur e mbrojtur Serbinë? Kosova sapo i ka vënë sanksione të reja Rusisë. Shqipëria ende asnjë nuk ia ka shtuar, veçse një zotimi fillestar. "Kushdo është kundër Ballkanit të hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka deklaruar dje Edi Rama, duke iu kundërvënë presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit malazez Gjukanoviç. Rama, d.m.th. i kërcënoi në një mënyrë, duke ju thënë se nuk ndalet dot! Ndërkohë, që Rama ka hallet e veta, rënien ekonomike, krizën energjetike të pazgjidhur, disa hetime të hapura nga SPAK-u, ku ai është subjekt i pashmangshëm hetimi, Kosova vazhdon të jetë nën kërcënimin e bombave. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moisi Golemi

      Bardhyl pederasti serb.

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        NDYRESIRA BARDH - MUT

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dashnori i gruas se Bardhylit nga Kosova

        Te fais grus

        Përgjigjjuni
        1. e
          eh c'na gjeti

          O BardhKdhyl, o psikopat, ke ngaterru deren uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa

          Përgjigjjuni
        2. B
          BUJARI JU DEGJON

          Po ike mor mut na u hiq qafe,si ne vaki',si ne dasme te njejtin koment!... Paske qene legen fare fare mor felliqesire!...Ptuuu!...

          Përgjigjjuni
          1. s
            spartak

            Ç'e diskutoni ma shumë . Francez hesapi . Gjithmonë kanë qenë kollona e pestë e BE-së dhe e NATO-s në përkrahje ndaj Rusisë e Serbisë . As për 1000 vjet me Francezët në BE e në NATO , s'ka për të pas qetësi Ballkani dhe s'ka për të ngrejt kokë as Shqipnia e as Dardania . M.gj.atë ka diçka pozitive . Po i del akoma ma mirë fytyra e vërtetë prej aventurieri dhe gangsteri e Edi Ramës , që si për çdo gjë don vetëm t'i shkoj• e vetja madje edhe në kundrshtim të hapur me interesat e Shqipnisë e të krejt kombit shqiptar , ashtu siç po bën duke shkatërru Tiranën, një kryeqytet të të gjithë shqiptarëve , siç don të shkatërrojë Durrësin 3000 vjeçar, e mjaft gjëra të tjera duke shtu përditë e më shumë lakun e borxheve dhe kamatave në qafën e shqiptarëve . Kjo politikë po na Uon në sklavëri të re shtetërore e kombëtare .Atij i duhet veç ERTV mbas bythe për me tregu e rek lamu banditizmin e tij pervers . Mos t'mërzitet . Mbas veshit e kanë ai dhe gjith shpura e tij banditeske . Populli po mbushet me mllef përditë e më shumë për çdo gjë nga cepi në cep të gjithë Shqipërisë . V arfëria e pa siguria e jetës shtohen , kur oligarkët e qeverisë s'po dijnë më me numru sa po gllabërojnë .

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vranakonti

              More Bardhyl,o idiot! Pse per Ramen bene fjale artikulli. Qenke kafshe fare.Shkruan kot fare,pa vend. Te rroni vete se mendja te paska lene o lumezi.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Byrektore SHQUP-i

                O Bardhyl, o IDIOT NOTERIK! A harrin t'a kuptosh se s'pjerth njeri per mbrockullat e tua!? C'lidhje ka komenti yt me lajmin!? A e kupton se askush nuk e lexon ate. Edhe nese dikush te paguan ai duhet te jete njesoj idiot si ty.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Valdete

                  Tema pse e botoni një idiot si ky Bardhyli? Ngushëllime,zotëris për tragjedin që i ka ndodhur.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje