
Një efektivi të Policisë së Shkodrës i është hedhur në erë lokali në pronësi të tij si edhe ka marrë flakë për shkak të ngjarjes, edhe fugoni i parkuar përpara hyrjes së objektit të biznesit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit sipas raportimeve të Policisë.
Efektivi është shtetasi N.Rr., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë e re.
Dëmet janë vetëm materiale në lokale, teksa grupi hetimor ka nisur një hetim mbi ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Vetë efektivi, ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka ide mbi arsyet e këtij akti.
Lini një Përgjigje