Operacioni i SPAK-ut, Andi Bushati: Dihej që arrestimet do kryheshin sot

19 Maj 2022, 21:50Kronika TEMA

Operacioni i SPAK-ut, Andi Bushati: Dihej që arrestimet do kryheshin sot

Analisti Andi Bushati nuk e konsideron si një ‘rizgjim’ të SPAK-ut, operacionin e ndërmarrë këtë të enjte nga ky institucion, ku u lëshuan 32 urdhër arreste, Elbasan, Durrës e Tiranë për goditjen e grupeve kriminale.

Në emisionin “Shock” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se dihej më parë se këto arrestime do të kryheshin ditën e sotme.

“Unë nuk e kam për zakon që të nxjerr biseda private, por unë dhe ti Baton po flisnim në televizone të ndryshme dhe të dy drejtuesit e emisioneve na kishin thënë që të enjten do kishte arrestime. Kur e dinim ne që të martën do kishte arrestime, ata që ia kanë mbathur kujton se nuk do e dinin? Prandaj kanë ikur, sepse ishte një sekret publik që do kishte arrestime. SPAK-u që ty të duket i zgjuar, mua vazhdon të më duket i fjetur”, tha Bushati teksa debatonte me analistin Baton Haxhiu.

Bushati tha se asnjë nga krerët e grupeve kriminale nuk është arrestuar.

“Duhet të bëjmë bilancën e fakteve. Bilanci i fakteve është që asnjë nga krerët e grupeve kriminale nuk është kapur. Unë besoj se nuk jam aq i vërber sa t’i shoh që kur kriminelët ikin, njësoj si ata të inceneratorëve, t’i quaj këto rastësi. Janë bërë shumë rastësi për t’i besuar si të tilla. Prandaj, SPAK-u nuk është zgjuar”, tha analisti.

Sipas tij, prej 9 vitesh, që kur Partia Socialiste ka marrë drejtimin e vendit, kriminelët kanë shkuar në drejtim të paditur teksa shtoi se këto nuk mund të jenë të rastësishme.

“Sot kemi 9 vite në pushtet që kriminelët ikin non stop në drejtim të paditur. Nuk mund të flitet për drejtësi nëse një njeri që mund të akuzohet se ka porositur 30 vrasje, sot nuk është në qeli por mund të jetë në Dubai. Nuk ka njeri të besojë se këto ikje janë të rastësishme”, deklaroi Bushati.

Ndërsa, Haxhiu e konsideroi si të suksesshëm operacionin e sotëm të SPAK-ut, teksa tha se shumë prej kriminelëve që përbën rrezikshmëri për shoqërinë shqiptare, janë kapur.

7 Komente

  1. P
    Patrioti vertete

    Andi Bushati Presidenti i ardheshem. Edhe shef policie, edhe dedektiv, edhe ekonomist, edhe gjithollog, edhe ....... Pder kete ka nevoje Shqiperia. Vendos shpejt o popull se humbe nje vemje.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      SPAK po nuk kapi peshkaqenin nuk ka gje ne torbe ! Keto qe po ben jane per shou. Nuk luftohet krimi duke kapur cironkat. Demi kapet per briresh dhe SPAK kete e di, por nuk ja mban bytha, ose jane ortak me ta.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me nder Hysniu.

        Meqense Spak ka nevoje per denoncime, atehere ja ku e ka nje vetedenoncues. Duhet ta therrasi kte bythemutin dhe ta pyesi nga e dinte qe arrestimet do kryheshin sot. Eshte ne nderin e Spak te sqaroje ka apo nuk ka informatore ne rradhet e veta.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alban Dega

          KY ESHTE SPAK QE I DUHET SHQIPERISE SI SHTET E SHQIPTAREVE SI POPULL Hallall gjiri i nenes ! Zoti u bekofte. Krenare per ju vellezer e motra! Keep going ! Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi.

          Përgjigjjuni
          1. d
            dashamiri

            Ky haleja genjen pa ju dridhur bytha fare se ka Salen nga prapa,per dekonpirimin.O qolet e spakut,po thirreni o ju marrte muti shalet dhe mesojeni nga e dinte ai per arrestimet qe do beheshin,apo dhe ju jeni m..ster m..ti dhe jo vetem ai por dhe nofullkalja Klodiana,e ai kokbolja Artani qe bene te njejtat deklarata,Pra ju jeni organi me i shpartalluar sa i perket ruajtjes se konspiracionit apo operacioneve.Tamam kelyshe te Sali Berishes

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ketu kjo ka plotsisht të drejt

              Ketu ka të drejt Bushati se pse une mendoje se pushtetarve dhe njerzit e Rames jane të lidhure direct me kriminelet që vrasin edhe gra e femi

              Përgjigjjuni
              1. B
                BALDAZARI

                Nga anet tona thuhe "nuk behet stan me lepuj,,Ne SPAK jane TE gjithe lepuj .Apo shprehja " u ka hyre lepuri ne bark ,,Non grata per spak do te i pa prekshemdhe jo i pa desherueshem.O POPULL MBLIDHENI KAPLLOQEN MOS KERKONI QIQRA NE HELL .SPAKU ESHTE PRODHIM SKARCO.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje