
Krerët e SPAK dhe Policisë së Shtetit kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh të FNSH-së dhe RENEA-s gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Gledis Nanos, operacion është quajtur “Golden Bullet-Plumbi i artë” dhe në kuadër të këtij operacioni i janë komunikuar urdhër ekzekutimet nga GJKKO 18 personave.
Mes tyre është edhe ish shefi i sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës, siç është Leonard Palushi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Operacioni u shtri në katër qarqe, siç janë Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Lezha. Nano dhe Arben Kraja nuk dhanë detaje në lidhje me personat “VIP” të krimit në vend, të cilët nuk janë arrestuar, pavarësisht se GJKKO kishte lëshuar urdhër arreste. Ata theksuan se nuk dyshojnë se operacioni është dekonspiruar.
“Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti”, deklaroi Kraja kur u pyet nga gazetarët.
Si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.
“Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale”, tha Nano duke theksuar se personat që nuk janë kapur deri më tani do të kapen në ditët në vijim.
Personat, për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së:
Nuredin Dumani
Henrik Hoxha,
Ardian Uzuni
Altin Ndoci
Skerdi Tasi
Leonard Palushi
Fatos Gosa
Erion Alibej
Gentjan Sharra
Florenc Cekrezi
Elvis Koci
Ilirjan Feci
Petrit Qoli
Agron Qoli
Agron Qafa
Artan Plaka
Besjan Xhixha
Qenka indinjuar Kraja , e paska mare personalisht , po u nevrikos dhe idinjohet Kraja te ha karin dhe te le pa gje ... Partneret tane presin te lexojne emra si Sali Berisha , Ilir Meta , Shkelzen Berisha , Jamkar Malltezi , Lul bytha etj etj etj dhe ky na nxjer kriminel ordiner ??????? Nuk fitohet besimi dhe emri i lavdishem me te tille o Kraja , o korak , o zgjebs dhe ergat i boshtit Sali -Meta ......keta jane cironka , me kokat e krimit cdo besh ??? Sali non grata , Ilir hajduti , Lul Rruga e Komit keta jane kapot dhe jo ca ordinere qe shiten ne treg te zi kllefa kari dhe hashash ata i kap dhe policia , me peshkaqenet cdo besh ???? Peshtyu ne surat punonjesin e policise kur indaloj makinen se ecte me shpejtesi Xeni i Babait , Xen bythqiri , pat ti benin gje ????? Mora vetem nje rast ..... Po do te mbahesh mend ne shekuj nga shqiptaret dhe jo vetem ngrie koken dhe shikoi ne sy , mos u lepi kepucet o Kraj , o pis , qe kerkove pagim strastosferik sikur do beje hatane ......e kupton o qelbesire se nga dalin ato para ??????? Nga shtetasi me i varfer i Europes ....kete mendo vetem , paguesh nga pensionisti me i perbuzur ne Europe , nga punetori me i perbuzur , keto mendo dhe nxire thiken .....ore ai Prokurori i Pergjithshem ron ????? Gjall eshte ????????