
Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në Elbasan.
Nuredin Dumani dyshohet t’i ketë thënë grupit hetimor se ditën kur ndodhi ngjarja shoferi i Tasit që e ka ndihmuar më pas të largohet nga vendi i ngjarjes ka qenë Henrik Hoxha.
Në pamjet e publikuara pas ngjarjes, duket autori (Tasi) i cili del nga automjeti ndërkohë që personi që qëndron në automjet zhvendoset përpara për të mos rënë në sy.
Autori i afrohet shënjestrës dhe e qëllon në mënyrë gjakftohtë në vetëm 30 sekonda, pranë palestrës që ky i fundit frekuentonte.
Ramazani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për trafik të lëndëve narkotike.
Ai ndodhet pas hekurave për atentatin ndaj biznesmenit L.Masha. Ai ishte kontaktuar nga Nuredin Dumani me porosi të Suel Çelës pasi ky i fundit kishte vendosur gjobë ndaj biznesmenit.
Operacioni i SPAK “Golden Bullet” ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe ajo e vrasjes së vëllait të të shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.
Nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhënë para prokurorëve të SPAK, dyshohet se vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe një tjetër persona i shpallur në kërkim.
Por si ka ndodhur atentati në 17 shtator 2020? Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.
Bujar Çela 62 vjeç punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.
Keta tregone fetyren e vertet se në deregje eshte sote shoqrija Shqiptare dhe kombi Shqiptare. Keta nuke jane mafjoze që done të bën lek por Terrorist shemu të dhunshem dhe pa as nje parime njerzore .
Keto arrestime jane pluhuri qe na servirin per te na mbyllur gojen qe drejtesia po funksionon!Problemi akut eshte kush e mbolli kete fare e qe edhe sot gjendet pa asnje akuze edhe pse te gjitha vrasjet ne Shqiperi kane vetem nje emer e ky eshte perbindeshi Berishe.Ai krijoi bandat ,ai tritolin, ai vrasjet e kundershtareve,ai vrasjen e 4500 djemeve ne 97,ai viktimat e 21 janarit e drejtesia hesht sepse ka pune me lepujt e rrugeve dhe jo me ate qe eshte misherimi i kriùit ku eshte i vetmi vrases deri me sot qe pranon vrasjet dhe drejtesia hesht!Keto arrestime jane per Lorenc Vangjelet per te marre honoraret e radhes neper dritaret e kazanit mediatik.
Mentalitet Turke Otomane Talibane laluce
Mentalitet i Perbindeshit te Vicidolit
akoma me muhabete "te fortesh', gazetare mendje pjerdhur, shoqeri e mykur
Po kur thone ca legene si mjerani etj qe Shqiperia ka bere dhe po ben progres…Shqiperia me keq se columbia dhe vendet ku mafia ben ligjin.Shqiptare,armatosuni dhe organizohuni ne fise sepse shtetin e ka kapluar mafia,e vetmja menyre per t’humilier kundervene ktyre metodave eshte armatosja dhe organizimi ne fise per vetmbrojtje pasiqe shteti ka rene.