Shefi i krimeve në Lezhë në shërbim të bandave? Çfarë e çoi në pranga Palushin

19 Maj 2022, 14:08Kronika TEMA

Shefi i krimeve në Lezhë në shërbim të bandave?

Një ndër emrat VIP të listës së 18 personave që u goditën sot nga FNSH dhe RENEA është ai i Leonard Palushit. Ky i fundit është një funksionar i lartë i Policisë së Shtetit dhe shërben pikërisht në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë me detyrë Shef i Krimeve.

Palushi akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa as Arben Kraja dhe as Gledis Nano nuk dhanë detaje të tjera në lidhje me formën se si ka bashkëpunuar ai me grupet kriminale për të çuar në arrestimin e sotëm.

Palushi është transferuar në shtator 2020 në Lezhë, ndërsa më parë ka shërbyer në sektorin e hetimit të vrasjeve në Elbasan. Ka dyshime se ajo që Kraja e quan “shpërdorim detyre” të ketë ndodhur gjatë shërbimit të Palushit në një qytet me ngjarje të forta kriminale si Elbasani nisur edhe nga fakti se ai u hoq nga qyteti menjëherë pas disa vrasjeve të bujshme që ndodhën atje gjatë verës së vitit 2020.

1 Komente

  1. F
    Franci

    Made in North Albania .......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje