“40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedajt”, dëshmia tronditëse: Talo e priti në garazh, e rrahu me shqelma dhe i preu qafën

19 Maj 2022, 21:53Kronika TEMA

“40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedajt”, dëshmia

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ka hedhur dritë mbi vrasjen e Fatmira Dedajt në shtator të 2013, një vit pasi kishte nisur të gjente autorët e vrasjes së djalit të saj Ervis Deda përmes drejtësisë.

Në dosjen e siguruar nga Abc thuhet se Nuredin Dumani ka deklaruar se gjatë diskutimit Festim Qoli i ka thënë se po e ngushtonte nëna e Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Ai i ka kërkuar Dumanit ta ndihmojë me eliminimin e saj me 40.000 euro. Për këtë vrasje Dumani ka folur me Talo Çelën. Talo Çelës i ka thënë se bëhet fjalë për 30 mijë euro pasi donte të fitonte diçka më shumë vetë.

Dëshmia e Nuredin Dumanit: 

…Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha, po më ngushton nëna Ervis Dedes, kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin. Më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të japë 40.000 mijë euro po ta vrisja. I thashë do flas me disa persona, nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela. Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës (Gentin e kam njohur nga Talo Çela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. 

Jeton në Elbasan përballë parkut. Është i gjatë 1.70m, ka flokë kaçurrela të zeza mesa mbaj mend, është diku tek të 50tat, ka një djalë dhe tre goca mesa mbaj mend) në Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga shtëpia e Talos në krahun e majtë kur vjen nga rruga e vjetër nga Peqini për në Elbasan, luanim bilardo, poker. Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë i thash që janë shumë lekë. Unë i thash më thënë të drejtën janë 30.000 Euro pasi doja të fitoja diçka më shumë.

Talo e pranoi ofertën që i thash për momentin…..di që jeton ke rrotondo e luleve kur vjen nga Peqini diku 100m larg ne krahun e djathtë në një pallat të vjetër. Aty afër jetonte dhe ish gruaja e Talos me vajzën. I mbante flokët lart gjithmonë, ishte trup normal i gjatë diku tek 1.75m…. Atë ditë nuk mora përgjigje, ma mori përsipër pothuajse pranoi. Erdhi pas disa ditësh Talo Çela, i kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat. 

Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë Suzuki ose Toyota me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhdi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj.

Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 pershkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish Apolloninë që u shemb pas tërmetit. Petriti është diku sot tek 50-55 vjeç, është 1.80m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po s’ka fëmijë. U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhdi i pallatit ku banonte. 

Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi…. Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. 

Mesa di unë iku jashtë. Na dha 2 telefona nokia të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin. Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Ditën e ngjarjes shkuam me suzukin/toyotën, Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama të zinj, unë isha shofer i mjetit. 

Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dal dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira. Ajo lëvizte me Citron C4 ishte lehtësisht e verifikueshme.

Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhdi, hymë njëkohësisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj.

Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po s’e përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eleminuar. Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shqelma ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti  çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës. Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. 

Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi. Pas disa ditësh unë po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil tek nën kalimi i Shën Vlashit aty bëmë një xhiro me benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do kemi shumë punë. 

Lekët i kishte futur tek marshi i makinës. Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri tek nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi në Bradashesh, Elbasan. I dhashë 30.000 mijë Euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”.

19 Komente

  1. S
    Sara

    ndyresira si mund te rrisni femije ju?! Monstra qe ju shofte fara

    Përgjigjjuni
    1. K
      K

      Shteti shqiptar ka per kushtetute paratë e pista të drogës dhe krimit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Piceria Erdogan

        Therrin nje femer..vellezerit e gjakut .. Porosites pronar i picerise Erdogan.. Me mire perkthehet paburreri te vrasesh nje grua keshtu ,gjakpires qe vrasin njeri tjetrin dhe me pas emri i picerise flet vete.

        Përgjigjjuni
      2. p
        pjeter

        Shokuse eshte " preme gishtat bashke e u beme vellezer gjaku" e pastaj?? Asnje problem,ngelemi vellezer gjaku edhe po ja shkrepem kallashet njeritjetrit Keta jane profesionistet qe jane rrit ne fillimet e anarshise se Sali beut,dhe rezultatet e tyre jane produkt i revolucionit gjithperfshires Salist,ku natyrisht,pasuan e u ambjetuan te gjithe pushtetet ne ate sistem.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albanian till I die

          Ngrihu edhe nje here nga varri o Enver Hoxha..Populli po te kerkon prape…

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia e munguar

            Kush I nxjerr ne media keto deklarata??? Cfare mutin hetuesa e prokurora ka drejtesia sot?

            Përgjigjjuni
            1. l
              loni

              ju qifsha ropte more basdarter,vrate nenen e viktimes se djalit te saj vetem se po kerkonte kriminelin,dhe i njejti kriminel pagoi katunaret e bradasheshit qe rrini te fshehur si minj nga shteti dhe vrane nje nene qe po kerkonte hakmarrjen e djalit te saj,pastaj shajne enver hoxhen,qe po te kishte qene gjalle enver hoxha,jo qe nuk do kishte te tilla ngjarje se do te dhimnin kockat tere diten ne vaditje ne kooperative,por edhe sikur te ndodhte do ti pushkatonte pa asnje lloj medyshje,se keta nuk meritonin meshire,dhe ligji i enverin ne raste te tilla te denonte me akuzen e HUMBUR TE DREJTEN TE JETOSH NE SHOQERINE TONE,perfundimi dihesh denimi kapital me varje,familja qe podhi basdartin do ta rraskapitnin akoma me keq,kurse sistemi i sottem euroKAR,i jep ketyre killerave te drejten te jetojne,plera.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Awwaw

                Keta jane terrorist o vlla vrasin gra e femi . Vetem në jug të Shqiprine ose në Shqiprine e mesme mundesh me gjet mostra të tilla për fate të keq dhe nuke dua të ofendoje as kënde por për fate keq koj eshte e verteta. Kurre nuke besoje se për para munde të gjesh kënde në veri të Shqiprise të bën krime të tilla mostroze. Për lek. O Zote çfare jane keto gjallesa???

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Veq Turqit shqip foles munde të bën krime të till

                  Krime të tilla për Lek nuke besoje që ndodhin as kunde në bote as Serbet, as Turqit as Talibanet nuke besoje qē bën krime të tilla, veq Turqit shqip foles Jane në gjendje të bën krime të tilla.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Delja

                    Pse duhen te behen lajme keto gjera?! Keto i perkasin policise dhe gjykatave.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lala i Lushnjes

                      Heronj të "mëdhenj,, 20-të rrëmbythje për të masakruar një grua 60të e kusur vjeçe. Dhe të gjithë këta maskarenj ndërtojnë pallate, bënjnë biznese, meren me ekonominë e shtetit e zgjedhin deputet. Yyyy...siktir ndyrsira, diktator ENVERI thonë.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aldo

                        U djegshi ne ferr, me fis e me fare.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edlira

                          Fare e keqe!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            plehrat Miqt e Llalles vrasin Femren plehra

                            nuk kan faje ,sepse kan Miqe te gjithe ne Prokurori e Gjykata ,prej te cileve Bordellua Drejtesi eshte pasuruar ne shuma marramendese . Jane Prokurore e Gjykates qe hane e pijne fshehur me kto Kriminele dhe nxisin qellimishte vrasje per ti rjepur nji nga nje e patur gjithmone ne dyert e Gjyqit qe te pasurohen .Bordellua Drejtesi eshte nxitesi kryesore i mafies i krimnalitit ne Shqiperi , dhe se shpejti thot X -Gazetare ish pjes e Policise dikur se ka nji investigim ,ku do dalin Fakte skandaloze ku Prokurore e Gjyqtare bashkpunojne me Kriminelet dhe nxisin e provokojne Krimet qe ndodhin ne Shqiperinga jugu ne veri -Mafiozet e vertete ne ate vend jane Drejtesia e qelbanikeve .Llalla ishte miku i ngushte i Krimineleve te Elbasanit e gjthe asaj zone atje . Kjo eshte Drejtesia qe krijoj ( sali meta )

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Assistenza Di Cazzo

                              Eshte Vend ky te Jetosh…10 vite Qeveris Rama dhe Vendi eshte me keq se si e gjeti.tmerr I vertete .a Vritet Nena se kerkonte vrasesit e Djalit ore Qelbesira.juve duhet te digjeni me benzine…Fytyra vrasesish ,,, nuk ka Shtet te gjithe do ja hedhin me para duke paguar te blejne Burgun…Shqiperia eshte Nje Shtet qe duhet te mbaroje ose ta marrin te Hujt..nuk ka shprese vendi as te rritesh femije as te plakesh .Rama.saliu,meta nano.ky eshte Shteti i tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tahipi

                                O rrot kari ne shqip. Krimi ka ndodhur ne 2013 . Djali te ndjeres qe kan vrare keta mostrat edhe pse e dhimbshme shume , ka qene nje nga trafikantet me te medhenj ne kavaje me nje pasuri mbi 30 miljon euro ne ate kohe . Jane me te thella sec lexon ti kokrrocke ne gazete keto ngjarje dhe kollaj tja veshesh rames pall kari .

                                Përgjigjjuni
                              2. N
                                Nje mergimtar

                                Keta kriminele,qe sot denancojne njeri tjetrin,jane produkt i politikes dhe sistemit qe po ndertojme.Krimi politik apo ordiner eshte i pranishem kudo por,ne me kaq pak kohe i kemi arritur e po i kalojme.Ne mendimin tim,ketu ka ndikuar edhe veprimi arbitrar se pas permbysjes se diktatures te gjithe kriminelet e denuar u konvertuan ne te denuar politik.Edhe sot sa here qe kerkohet te denohen kriminela (si ata te Gerdecit,21-janarit e te tjera)degjohet fjalia:"Me akuzojne per politike".Keto krime e keta kriminele jane perdorur nga politika per interesat e tyre.Krimi ka nje emer dhe ai nuk ndryshon se kush e ka kryer."Per kriminel te tille,me e madhja meshire eshte te jesh i pa meshirshem".Meshira fetare (kristiane) per te tille eshte e tepert. Perse i duhen shoqerise njerezore te tille kriminele?

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  fsharari malok Krimineli i Licensuar

                                  Nje mergimtar ------------------------------------------Keni shume te drejte dhe kjo Duket Qarte , kur Presidenti i vendit -del si nji Kryemafioze ose ji nji Kryegangstere Medieve dhe ne Tik Tok e deklaron - se do ta pesojne gjithe ata qe me Kritikojne mua ose nxjerrin Aferat e Mia ne Opinion !!!!!!!!!!!!!!-- Pra cfar duhet te thuash me per Kriminelet e Politikes dhe ato te drejtesise ne Shqiperi ? ----------------------- Kryetaret e Krimit ne Shqiperi jane Meta dhe berisha ---------------------- Kta kane helmuar e vrare Deshmitaret qe i kane Denoncuar - dhe mjafton te permendesh Dy prej tyre : salih berisha Ekzekuptoj KOSTA TREBICKEN (mbas Denocimit qe Kosta Trebicka i beri Aferave Kriminale te Familjes berisha ne TV ) -----------dhe ilir meta Helmoj menjiher te Nderuarin Dritan Prifti - pasi i qiti Videon me ze e figure ne TV ---- qe shpertheu ne Skandal !!!!!!!!!---------Te parit Krimin e Kosta Trebickes -ber nga salih berisha (Ja mbuloj I Dergumi i FBI-se qe beri gjasme Hetimet ) --dhe ilir metes ---ate te Dritanit e mbuloj Ambasada Angleze ---(duke e nxjerre ne menyren me qesharake si nji MONTIM !!!!!!!!!!!!! ) ----------Pra ktu duket qarte se Kush jane dhe kush i mbeshtet Kriminelet ne Politiken e Shqiperise . ------------Ktu s'ka me asnji Pyetje per te bere -shqiptaret dijne tashme GJITHCKA perse vuajne nga Krimi .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lala i Mezeqesë malok si Ju, liçencën ma morën.

                                    Tjeshtë, drejtë, saktë! Drejtësia putanë e ligjëruar, në ndihmë të krimit.

                                    Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje