
Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se në disa momente ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit, i cili nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.
Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç. Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën.
Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, mësohet se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.
“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.”- tha rrëfyer Besjan Xhixha, raporton BW.
Por kush është Besian Xhixha?
Në datë 17 Qershor, Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020. Xhixha nga fshati Larushk i Krujës dhe Diva nga Fushë-Mamurrasi para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit. Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga covid. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë. Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.
14 të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)
9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP
1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç
9 masa sigurimi “Arrest në burg” të arrestuar gjatë operacionit (me të cilat njihen sot)
1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
Të gjithë mbi 30 vjeç,dmth me eksperiencë si kriminelë,të rezikshëm.Goditje vërtet domethënëse,ndaj krimit. Po Berisha pse ha zorrë.
ne kohen e xhaxhit keta pisa malokesh nuk do te numuronin vrasjet e njeri tjetrit por do numuronin normen sesa kanale vaditje ne kooperative kishin hapur gjate gjithe nates per te plotesuar normen per 30 leke te vjetra dmth,3 leke te reja,dhe do shkonin tek shtepia me banjon 200 metra larg kasolles do flinin gjum se ne darke duhet te shkonin perseri per vaditje,kurse sote me sistemin eduam shqiperine si berdello numurojne vrasjet ebijve te nenave te tjera,kurse sistemi i karit demokratik i mban gjalle te degjojme se cfare tha nje malok dhe cfare do thote maloku tjeter,si vrane mamane e njerit dhe si vrane djalin e tjetrit,kurse xhaxhi nuk degjonte shume nga keto,bente shpejt e shpejt litarin gati dhe me nje te rene lapsit ne litar perpara malokeve te tjere,dhe keshtu vazhdonte puna me sukses ne vaditje,nuk i shkonte me menja malokut te shkonte dhe te vriste pastaj,se e dinte se cfare te priste,flisni si te doni por me keto qe kemi pare dhe po degjojme duke i jetuar,xhaxhi po del engjell,ne kohen e xhaxhit varrezat e qytetit ishin 2 dylym,kurse sote ne cdo qytet varrezat jane mbi 10 hektar,te shumtit cuna te rinj,me datat e vdekjes mbas vitit 1991,kurse ne kohen e xhaxhit ne ishim femije kur shkonin nga varrezat e qytetit dhe benim llogarine sesa vjec kishin vdekur te vjetrit,thoshim u sa shum ka jetuar ky plaku,nuk thoshim sa i ri paska vdekur ky djali,vetem ne raste te vecanta,kurse sote pleq nuk sheh vetem rini,shkoni tek varrezat e vlores elbasanit shkodres durrresit etj,do me jepni te drejte,keta pisa basdartesh qe vrasin per 30 mij euro bijt ete tjereve duhet te ishin ne kooperative,dhe tiranen dhe durresin nuk do ta shikonin asnjehere ne jeten e tyre,dhe jo me te bridhnin me BMW X5,me automatik me vete,keta pisa nuk kan pse te arrestohen keta vriten gjate arrestimit,me jystifikimin u vra ne shkembin zjarri me policine,mbyllet dosja nje here e mire,sistemi i karit na serviren perendimi bashk me ameriken,na istaluan nje sistem vrastar korruptiv mashtrus vjedhes etj,ky ishte sistemi qe ne kerkuam dhe amerika bashk me europen kurve na i dhuruan falasssssssssss.