Zbardhen detaje nga atentati në Shkodër, shkak dyshohet lidhja e 33-vjeçarit me një vajzë

6 Janar 2025, 09:10Kronika TEMA
Zbardhen detaje nga atentati në Shkodër, shkak dyshohet lidhja e

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Shkodër, ku u vra 33-vjeçari Ramazan Mataj.

Mësohet se pista e vetme në të cilën po heton policia është një lidhje dashurie që 33-vjeçari Ramazan Mataj ka pasur.

Autori i ka zënë pritë 1.2 km larg banesës së tij.  Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar i cili i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë, por kanë qenë banorët e zonës që në orët e para të mëngjesit të së dielës kanë vënë re automjetin e bërë “shoshë” nga plumbat dhe trupin e pajetë të 33-vjeçarit. 

Ndërkohë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 Komente

  1. m
    mixha

    sa i "sofistikuar' paska qene ky qen.. do kete qene buce

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Dhe ne shajm Enverin. Ai e dinte shume mire se ç'njerez te eger jemi, prandaj mbante litarin gati. Ndryshe ne nuk marrim vesh!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje